Ditëlindja e Dellçevit/ Bushi: Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për siguri dhe qetësi

3 shkurt – Duke folur për “rrezikshmërinë” e ngjarjeve të nesërme, të cilat lidhen me përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, ku pritet të ketë edhe funksionarë dhe zyrtarë të lartë nga vendi po edhe qytetarë e zyrtarë nga Bullgaria, zëvendësministri i Punëve të Bredshme, Nazim Bushi ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat nga Byroja për Siguri Publike.

Ai njofton se pak ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme nga Bullgaria ka vizituar MPB-në, me të cilin kanë biseduar mes tjerash për raportet miqësore dhe bashkëpunimin e mirëfilltë mes dy ministrive.

“Kemi diskutuar edhe për manifestimin apo përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit. U dakorduam që ky manifestim të jetë në Shkup dhe të kalojë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Byroja për Siguri Publike i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e vendit dhe sigurojmë të gjithë qytetarët se do të ruhet paqja, stabiliteti dhe siguria e vendit”, pohoi Bushi.

Megjithatë, Bushi ka edhe një apel për të gjithë qytetarët.

“Apeloj për qetësi te të gjithë qytetarët për ngjarjen e paralajmëruar për shënimin e organizuar të lindjes së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup. MPB nuk do të lejojë përbuzje dhe përulje të qytetarëve të RMV-së”, deklaroi Bushi.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

OJQ-të kërkojnë që mjekut nga Struga t’i merret licenca e punës

Story i radhës

(VIDEO) Edhe deputeti i pavarur Skender Rexhepi nis takimet me qytetarët

Të fundit nga