Dita nis me kthjellime, si pritet të jetë moti sot

1 minut lexim

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.

Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites të shfaqen kalime vranësirash në të gjithë territorin. Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta vijojnë edhe orët e natës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Liverpool në kërkim të një mesfushori, Matheus Nunes nën radarët e të “kuqve”

Story i radhës

Dhuna në familje: Policia zbarkon në shtëpinë e prishtinasit pas denoncimit nga gruaja, i gjejnë AK-47 e qindra fishekë

Të fundit nga