Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave.
Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të pakta të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.