Në ditën Ndërkombëtare për njerëzit e Varfër, e cila sot shënohet në të gjitha shtetet e Botës është datë e veqant për vedisimin e njerëzimit. Kjo datë jubilare e karakterit ndërkombëtar po e gjen një pjesë të njerëzimit me halle dhe probleme më të ndryshme sociale.
Varfëria po troket nëpër vendet e ndryshme të cilët gjithnjë përballen me mbijetesën e tyre për artikujt elementarë të jetesës. Skamja viteve të fundit ka filluar të shtrihet gjithandej nga vendbanimet, e fshatrave, lokale e deri tek metropolet e ndryshme. Njerëzimi ka obligim që të përkujdeset për familjet e varfëra të cilat në vazhdimësi janë të rrezikuara nga mungesa e ushqimit. Skamja dhe varfëria me vite e vite kanë goditur shumë Shtete të Kontinetit të Afrikës ku nataliteti është më i larti në Planetin tonë.
Nga varfëria dhe mungesa e kushteve elementare vdesin me mija e mija njerëz në ditë të cilët janë goditur edhe nga sëmundjet, dhe viruset e ndryshme mu për shkak mungesës elementare për tu ushqyer. Po ashtu për shkak të mungesës të barnave dhe shërbimeve elementare shëndetësore. Në këtë përvjetor Bota po përballet në kriza më të ndryshme të Sigurisë Globale, të katastrofave, më të ndryshme natyrore si janë thatësia, ekstreme, vërshimet, tërmetet, dhe sëmundjet gjithnjë më të shpeshta të cilat po ashpërsohen gjithnjë e më shumë.
Duhet theksuar se ky vitë ishte vitë i veqantë për shkak të luftës Ruse në Ukrainë e cila e solli edhe çrregullimin e rendit Botëror. Sot njerëzimi në këtë ditë të shenjtë për të varfëritë Qeveritë e ndryshme në Botë duhet të vedisohen duke marrë përgjegjësi për njerëzit e varfër, për kategoritë dhe individët me aftësi të kufizuara dhe me sëmundje tjera më të ndryshme patologjike.
Sikur Bota të ishte normale, shtetet e Botës ta reduktonin buxhetin të cilin e shpenzojnë për armatim, në Botë nuk do të kishte varfëri. I gjithë njerëzimi do të jetonte më mirë, me kushte elementare përafërsisht të barabarta gjithandej Planetit. Kosovën tonë dita Ndërkombëtare e të Varfërve, e ka gjet me plotë halle dhe probleme më të ndryshme socialo ekonomike, tek një pjesë dërmuese e popullsisë. Edhe për kundër aktiviteteve më të ndryshme që zhvillojnë Shoqatat Humanitare kudo nëpër Komunat e Republikës së Kosovës numri i familjeve të cilat përditë e më shumë po varfërohen po shtohet me të madhe.
Varfëria në Kosovë u shtua sidomos pas Qlirimit të Kosovës tek një numër i familjeve të cilat u shpërngulen nga fshatrat duke u vendosur nëpër qytete pa e pasur të siguruar strehimin, punën për ekzistencë dhe kushtet tjera elementare për të jetuar në qytet. Sot kur po e shënojmë këtë ditë për të varfëritë shumë familje trokasin nëpër dyert e institucioneve dhe Shoqatave Humanitare, për të kërkuar miell, vaj, lëndë djegëse [dru] për ngrohje, për ta pritur stinën e dimrit që po troket.
Andaj koha për solidaritet dhe humanizëm është e domosdoshme edhe tani kur po jetojmë. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë shembull për të mirë duke ndarë kafshatën e gojës për ti ndihmuar të varfërit sa here që kanë pasur vështirësi. Andaj edhe sot thirrja dhe ndërgjegjja për solidaritet dhe humanizëm është më së e nevojshme për të kontribuar. Vetëm kështu i pasuri mund të qlirohet shpirtërisht nga ndjenjat dhe emocionet duke e ndarë një pjesë të pasurisë për njerëzit e varfër.