Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut! Lëshohet në përdorim online loja “Navigator” e cila edukon dhe shpërblen!

December 10, 2024
min lexim

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Europe House, në partneritet me Kombet e Bashkuara dhe Ministrinë e Arsimit, dhe në bashkëpunim me shoqatën e lojërave Galaxy Omnivore dhe Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj, sot lëshuan në përdorim online lojën “Navigator” – platformë inovative dhe edukative që përmes një qasjeje interaktive dhe argëtuese edukon të rinjtë dhe publikun mbi të drejtat e njeriut.

Ngjarja u mbajt në Public Room, ku morën pjesë përfaqësuesve nga sektori civil, organizatat ndërkombëtare, trupi diplomatik, mediat dhe organizatat rinore.

“Navigator” është një lojë e cila ofron një përvojë unike, ku avatari “Navi” udhëheq lojtarët nëpër nëntë planete që trajtojnë tema mbi të drejtat e njeriut – shëndetësinë, mjedisin jetësor, të drejtat e fëmijëve, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, diskriminimin, trafikimin e njerëzve, mbrojtjen e konsumatorëve, azilin dhe migracionin, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Përmes një kuizi interaktiv, lojtarët do të tregojnë njohuritë e tyre, do të garojnë dhe do të kenë mundësinë të fitojnë shpërblime të vlefshme.

“Kjo ditë tregon se të drejtat e njeriut janë diçka që nuk duhet kurrë të merren si të mirëqena. Kërkohet punë e vazhdueshme për t’i ruajtur dhe për t’i përmirësuar ato. Prandaj, dua t’i përgëzoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë mënyrë inovative të shënimit të Ditës së të Drejtave të Njeriut, me një lojë që synon të arrijë te të gjithë në shoqëri, veçanërisht te të rinjtë. Shpesh, lojërat video marrin një konotacion të padrejtë, por këtu qëllimi është përdorimi i kësaj platforme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të arritur sa më shumë të rinj,” theksoi Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mikalis Rokas.

Rita Kolumbia, Koordinatore Rezidente e Kombeve të Bashkuara, shtoi: “Kjo lojë ju fuqizon të bëheni avokatë dhe nxitës të ndryshimeve, duke na kujtuar të drejtat që i përkasin çdo qenieje njerëzore, pavarësisht racës, gjinisë, kombësisë apo prejardhjes. Kam mësuar shumë nga djemtë e mi, dhe më mbush me shpresë të shoh brezin e ri, që mirëpresin mundësinë për të qenë zëri dhe nxitësit e ndryshimeve që i nevojiten shoqërisë sonë. Përmes nismave të tilla frymëzojmë të rinjtë të angazhohen aktivisht në ndërtimin e një bote më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Së bashku, mund të sigurojmë që të drejtat e njeriut të mbeten një prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët për të gjithë.”

Jana Ivanova nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj prezantoi përmbajtjen e lojës, duke theksuar temat si barazia dhe qasja në të drejtat individuale. Ivan Kikerov nga Galaxy Omnivore shpjegoi konceptin e lojës, si dhe dinamikën dhe përvojën e lojës që e bëjnë lojën “Navigator” një përvojë emocionuese për pjesëmarrësit.

Loja “Navigator” është e disponueshme në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe mund të luhet përmes faqes së internetit të Europe House në navigator.europehouse.mk, nga data 10 deri më 24 dhjetor. Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të provojnë lojën, të thellojnë njohuritë e tyre mbi të drejtat e njeriut dhe të konkurrojnë për shpërblimet. Lojtarët që do të fitojnë të paktën 60 pikë do të kualifikohen për shortin për çmimin kryesor – një vauçer për pajisje teknologjike në vlerë prej 60,000 denarë, si dhe një seri shpërblimesh të tjera të siguruara nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Kombet e Bashkuara dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së.

Shorti do të mbahet më 25 dhjetor 2024, në orën 12:00, përmes një procesi transparent dhe anonim.

Bëhu zëri i të drejtave e tua! Por, fillimisht – duhet edhe t’i njohësh mirë!

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gold AG viziton Rexhep Selimin në Hagë: Të fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari

Story i radhës

Kush do ta zëvendësojë Artan Grubin në BDI?

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë