Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit

min lexim

15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit dhe që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.

Kosova ka Ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorët, të miratuar në qershor 2004. Ligji përfshin të drejtën e informimit, sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar.

Kjo ditë shënohet edhe në vendin tonë nga INDEP, i cili sot do të organizojë konferencën për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë.

Ndërsa, ditë më parë kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku pati një mesazh për këtë ditë. Mesazhi i tij për Ditën e Konsumatorëve që shënohet me 15 Mars, ishte shpresa që do të stabilizohet gjendja sa i përketë cështjes së konsumatorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bitcoin and Ethereum Still Range-Bound, GRT and RUNE Accelerate

Story i radhës

Rusia merr goditje ushtarake nga Ukraina

Të fundit nga