Dita kur ndryshoi bota e Dianës

July 29, 2023
min lexim

Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrën e shumë njerëzve. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve.

Kur Diana Spencer ishte takua me princin Charles kishte lindur një histori dashurie. Diana ishte e pranishme në jetën e Charles-it që në moshë të re. Ata ishin takuar për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai dilte me motrën e saj më të madhe, Ledi Sarën. Diana i kishte bër137 shumë përshtypje atij, por ishte ende e re për t’u lidhur me të.

Në vitin 1980, Diana dhe Charles ishin takuar sërish dhe atëherë kishin nisur të dilnin bashkë. Gjashtë muaj më pas, ai i kishte propozuar të martoheshin. Kjo kishte ndodhur në shkurt të vitit 1981 dhe Diana e kishte zgjedhur unazën e martesës nga koleksioni Garrard’s: një safir Ceylon 12 karatë, i rrethuar nga 14 diamante prej ari të pastër 18 karatë.

Më 29 korrik 1981 të gjithë i kishin sytë te Ledi Diana. Ajo kishte shkuar në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles ishte konsideruar si “Dasma e shekullit”.

Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që ishte martuar me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet.

Dita e dasmës së Ledi Dianës me princin Charles ishte caktuar si ditë kombëtare pushimi. Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit kishin marrë pjesë 3.500 persona, ndërsa 750 milion të tjerë kishin ndjekur ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete.

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, kishte thënë Diana.

Fustani i nusërisë së Dianës ishte i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë. Ai ishte krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kishte kushtuar 9000 paundë. Kurora që Diana e kishte mbajtur në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer.

Edhe pse do të ishte nuse në familjen mbretërore, Diana kishte vazhduar punën si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

Sapo ishte bërë princeshë e Uellsit, kishte rënë në sy përkushtimi i Ledi Dianës për kauzat e bamirësisë. Ajo kishte shumë dëshirë të punonte për fëmijët dhe kjo dukej qartë në veprat e saj të bamirësisë.

Princeshë Diana ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” nga viti 1984-1996 dhe kishte marrë pjesë në më shumë se 100 evenimente në emër të këtij fondacioni.

“Sëmundja më e madhe prej nga vuan njerëzimi është mungesa e dashurisë. Unë mund të fal dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj, ama mund të fal dashuri dhe jam shumë e lumtur që e bëj këtë”, ishte shprehur princeshë Diana.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si do të mbajë moti sot në Kosovë?

Story i radhës

32 vjeçarja nga Gostivari mashtrohet në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë