Me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në teatrin shqiptar në Shkup u mbajt akademia “Dita e Plisit. Kryetari i BDI- së Ali Ahmeti përmes një publikimi shkruan se në këngë e valle kemi ruajtur historinë dhe kujtimin për heronjtë, përmes tyre dhe Plisit bota mbarë njeh të kaluarën dhe kulturën tonë.
“Dita e Plisit” në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tashmë për vite me rradhë prezanton me mjeshtëri të lartë artistike trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe peshën e madhe të simboleve të identitetit tonë kombëtar. Uroj që të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim të jetë ambasadori më i mirë i vlerave tona kulturore.
Të mbajmë me krenari Plisin e bardhë, simbol të lashtësisë së indit tonë kombëtar! thotë Ahmeti.