dita e pavaresise zbulohet mesazhi i donald trump per shqiperine 6929abd411e0e

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

November 28, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.



“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë.
Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shpreh urimet Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, presidenti Begaj pohon se Shqipëria mbetet e  përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta.

“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë, dhe do të qëndrojë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, shkruan Begaj.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri me vdekjeprures ne hong kong nder vite arrestohen edhe 8 persona te tjere mes tyre edhe drejtore te kompanive 6929a8c84b50f
Lajmi i mëparshëm

Zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong ndër vite/ Arrestohen edhe 8 persona të tjerë, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

zjarri ne hong kong nder vite 8 te arrestuar mes tyre edhe drejtore te kompanive 6929ad037c38a
Lajmi i radhës

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

Të fundit nga

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Kim Kardashian po shijon një verë të mbushur me momente familjare dhe aventura, duke ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet. Ylli televiziv publikoi disa fotografi nga pushimet e familjes,
ShkoLartë