Dita e Dëshmorëve, Ahmeti: Sakrifica e tyre heroike meriton respektin më të madh

May 5, 2022
1 minut lexim

Sot, me rastin e 5 Majit – Dita e Dëshmorëve, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar të gjithë ata që ia falën jetën e tyre atdheut. Ahmeti thotë se sakrifica e tyre heroike meriton respektin më të madh.

Statusi i plotë i Ahmetit:

Nuk ka forcë fjala të përshkruajë madhështinë e bijve dhe bijave që në çdo kushtrim lirie me jetët e tyre i falën përjetësi atdheut.
Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh, me peshën e amanetit të tyre burim frymëzimi e force në mendje e zemër.

5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe një projekt i realizuar me sukses nga Blerim Bexheti

Story i radhës

Bekteshi: RMV është në të gjitha iniciativat rajonale për të siguruar furnizim me gaz

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë