Dita e Alfabetit Shqip (E premte) – ditë jo pune për shqiptarët në Maqedoni

1 minut lexim

 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se 22 nëntori – Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jo pune për qytetarët shqiptarë në RMV.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se, në përputhje me Ligjin për Festat e RM (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr.21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2024 ( E premte) Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jo-pune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ua uron qytetarëve të komunitetit shqiptar Ditën e Alfabetit Shqip”, thuhet në njoftim.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Eko – patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup përgatiti 22 procesverbale gjatë javës së kaluar

Story i radhës

Këshilli i Prokuroreve hodhi poshtë ankesën e Hajrullahut, mbetet në fuqi vendimi për suspendimin e tij nga funksioni i prokurorit të lartë publik

Të fundit nga