dita e 135 te e protestes ne tirane pas fjalimeve tubuesit zhvendosen ne hyrjen e pasme te kryeministrise 6acd3a3041c64

Dita e 135-të e protestës në Tiranë, pas fjalimeve tubuesit zhvendosen në hyrjen e pasme të Kryeministrisë

October 12, 2026
1 minut lexim

Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme ditën e saj të 135-të teksa qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Si çdo ditë protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin Skënderbej nga ku nisën marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku u stacionuan para Kryeministrisë.

Gjatë tubimit protestuesit kanë vijuar thirrjet për largimin e qeverisë dhe klasës politike, duke shprehur se populli e ka humbur besimin te ta.

Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit janë zhvendosur në hyrjen e pasme të Kryeministrisë duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve në aks. Zhvendosja u bë pasi një prej aktivistëve lajmëroi se kryeministri Rama ndodhet brenda zyrës së tij në Kryeministri, raportoi Top Channel.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar rrugën për të mos i lejuar protestuesit t’i afrohen hyrjes së pasme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga sllupcani i kumanoves drejt suksesit akademik dhe profesional ne zvicer historia frymezuese e imer abdilit 6acd235335c28
Lajmi i mëparshëm

Nga Sllupçani i Kumanovës drejt suksesit akademik dhe profesional në Zvicër – Historia frymëzuese e Imer Abdilit

zelensky thote se sulmet ndaj yandexit paralizuan botet pro kremlinit por ekspertet dyshojne 6acd3a90e567d
Lajmi i radhës

Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë

Të fundit nga

ShkoLartë