​Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

1 minut lexim

Distria Krasniqi fiton pas 30 sekondave luftën e parë në Tashkent të Uzbekistanit. Xhudistja Distria Krasniqi ka kaluar pa telashe pengesën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Distria e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Pejania e ka nisur garën nga raundi i dytë duke u ndeshur me xhudisten Lin Hsuan Hsu nga Taipei Kinez.

Ajo ka arritur të fitojë pa vështirësi me ‘ippon’ dhe pas vetëm 30 sekondave luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette. Distria po udhëhiqet nga ish-bashkë-lojtarja, trajnerje Majlinda Kelmendi.

Krasniqi ka fituar ndeshjen e dytë për të kaluar në çerekfinale të Kampionatin Botëror të xhudos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shenja që tregojnë se ju ka munguar dashuria në fëmijëri

Story i radhës

Fusnin veshje në Shqipëri duke shmangur doganën; pranga vlonjatëve

Të fundit nga