Diskutohet për gjendjen e gjyqësorit dhe policisë në veri të Kosovës

September 19, 2023
1 minut lexim

OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, mban konferencën për vlerësimin e gjendjes së institucioneve të drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës.

Konferenca synon të paraqesë gjendjen aktuale të punëve në komunat veriore pas tërheqjes së serbëve të Kosovës nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe të eksplorojë funksionalitetin dhe nivelin e besimit në mesin e komuniteteve joshumicë në lidhje me institucionet e lartpërmendura.

Për më tepër, konferenca do të paraqesë një prezantimin hulumtues të realizuar nga OJQ ACDC që ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës dhe vlerëson ndikimin e dorëheqjeve të serbëve të Kosovës në funksionalitetin e sistemeve ligjore dhe të zbatimit të ligjit.

Panelistët në këtë konferencë janë: Veton Elshani, Zëvendësdrejtori rajonal i policisë së Mitrovicës së Veriut (TBC), Bekim Veliqi, Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, dhe Dushan Radakoviq, drejtor Ekzekutiv në OJQ ACDC

Konferenca në ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut (IBCM).

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A po ia mbyll Kurti dyert emisarit evropian?

Story i radhës

Si të përmirësoni kulturën e kompanisë edhe nëse nuk jeni shefi?

Të fundit nga

ShkoLartë