Discord lançon një plan të ri me pagesë për përdoruesit që nuk duan të shpenzojnë shumë

min lexim

Discord ka vendosur të ofrojë një abonim tjetër premium për ata që nuk duan të paguajnë 10 dollarë në muaj me Nitro.

Pas një testimi që kompania nisi me abonimin e ri Nitro Basic, Discord do të fillojë ofrimin e shërbimit të ri më 20 Tetor. Përdoruesit mund të ngarkojnë 50MB të dhëna dhe të mund të dërgojnë emoji të personalizuara.

Por përdoruesve të këtij abonimi do tu mungojnë ngarkimet 100MB, video streaming HD, profilet, server boosts dhe aktivitetet.

Me aktivitetet përdoruesit mund të luajnë lojëra, të shikojnë video dhe të ndajnë eksperiencat pa u larguar nga aplikacioni. Në vazhdën e aktiviteteve, vetëm Putt Party dhe Watch Together janë të disponueshëm për përdoruesit pa pagesë ndërsa përdorues Nitro mund të ftojnë të tjerët që nuk kanë një abonim tu bashkohen katalogjeve me lojëra si Chess dhe Sketch Heads.

Më shumë aktivitete do të bëhet të disponueshme për zhvilluesit të cilët ndërtojnë për platformën e Discord.

Aplikacionet po bëhen më të dobishme. Discord është duke testuar abonimet Premium për aplikacionet ku përmes pagesave mund të kenë akses në funksionalitete.

Strategjia pas Nitro Basic dhe përmirësimeve të tjera është e thjeshtë. Discord po synon të ndërtojë një ekosistem. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas rrëzimit të aeroplanit, deklarohet Putin: Su-34 u rrëzua mbi ndërtesën kolektive, pesë kate janë përfshirë nga zjarri – ka edhe të vdekur

Story i radhës

Shkup – Veri ka gaz vetëm për tri ditët e ardhshme, EMV nuk do t’u japë para për shkak të borxheve nga viti i kaluar

Të fundit nga