Disa veprime që e bëjnë dashurinë të zgjasë përgjithmonë, sipas çifteve që kanë gjithë jetën bashkë

min lexim

Si arrijnë çiftet perfekte që ta mbajnë dashurinë të gjallë dhe të bukur? Përmes këtyre zakoneve:

Mësojnë si të bëjnë sherr

Tashmë, e kanë studiuar njëri-tjetrin dhe e dinë si sillet dhe reagon secili pas çdo konflikti. Nëse ka një fjalë apo një gjest që e shuan “zjarrin”, njëri partner e bën, pa marrë parasysh egon, krenarinë dhe inatin momental.

Falin pa mbajtur shënime

Ndonjëherë, edhe njerëzit që duam na lëndojmë. Kur vendosim t’i falim, nuk kemi pse mbajmë shënime për (x) situatë me orë e me ditë, pasi e kemi lënë pas. Domethënë, ç’kuptim ka ta përmendësh prapë?

Thonë fjalët magjike

“Faleminderit”, “më fal”, ose “të kërkoj ndjesë” janë shumë të zakonshme dhe kjo e bën partnerin/en të ndihet i/e vlerësuar dhe i/e dëgjuar. Kur ti shpreh vlerësim dhe mirësjellje, në fakt ke treguar edhe dashuri.

Japin komplimente dhe vëmendje

Idealja është një e mesme e artë. “Nëse ai më komplimenton fustanin, unë i them “zemër, sa të bukura këpucët” dhe të dy jemi të lumtur”, shkroi një grua në Reddit dhe po, ka shumë të drejtë. Në një marrëdhënie gjithçka është 50/50, edhe komplimentet.

Nuk i ndalojnë flirtet dhe date

Është një rregull universal: Që ta mbash të ndezur zjarrin e dashurisë, duhet të flirtosh gjithmonë dhe të darkosh me të dashurin/ën e zemrës. Kështu, nuk do ta ndjesh fare kohën, nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Torbeshët në RMV kërkojnë të futen në preambulë si popull i veçantë

Story i radhës

I panjohuri e ‘mbërthen’ gruan për beli nga mbrapa dhe e kërcënon se do ta vrasë në park

Të fundit nga