I panjohuri e ‘mbërthen’ gruan për beli nga mbrapa dhe e kërcënon se do ta vrasë në park

Një grua ka përjetuar një ngjarje të frikshme ndërsa ka qenë duke shëtitur në një park në Manchester.

Sipas “The Sun”, gruaja ka qenë duke ecur pranë një parku rosash, ndërsa ka vënë re një burrë, i cili i ka shkuar nga mbrapa dhe i ka vënë dorën në gojë duke i thënë mos bërtiste ndryshe do ta vriste me thikë.

Por gruaja ka rezistuar ndërsa i ka kafshuar dorën dhe më pas është larguar me vrap duke lajmëruar menjëherë policinë.

Autoritete britanike kanë shpërndarë foton e burrit dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa veprime që e bëjnë dashurinë të zgjasë përgjithmonë, sipas çifteve që kanë gjithë jetën bashkë

Story i radhës

Arrestohet vjedhësi në Kumanovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg

Të fundit nga