Nëse nuk duam së pari veten, nuk mund të ndërtojmë të tjera raporte, ndaj përmes këtyre shprehjeve të kujtojmë sa e rëndësishme është dashuria ndaj vetes, trupit dhe mendjes.
#1 Ditën e sotme do ta shpenzoj duke kaluar kohë me veten dhe duke i thënë asaj se është e sigurt, e adhurueshme dhe gjithmonë zgjedhja e parë.
#2 Veprimi më i guximshëm që mund të bësh është të duash veten, edhe kur mendon se askush nuk të do.
#3 Hej, trajtoje veten me shumë mirësjellje, njësoj siç trajton personin tënd të preferuar. Madje, edhe më mirë është të kesh veten person të preferuar.
#4 Luleve u duhet kohë që të çelin, ty gjithashtu. Mos e streso veten. Momenti yt po vjen!
#5 Dashuria për veten dhe lumturia nuk kërkohen, por krijohen. Çdo ditë bëj diçka që të lumturon dhe që të rikujton sa shumë e do veten.
#6 Askush nuk mundet ta përcaktojë vlerën tënde. Ato që kanë rëndësi janë vetëm ideja dhe dashuria që ke ti për veten.
#7 Një duartrokitje për veten, sepse muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë, por ja ku jam, gati për të jetuar!
#8 T’u thuash “JO” gjërave që të bëjnë të ndihesh keq është një akt heroik i dashurisë për veten!
#9 Paqja jote është më e rëndësishme se aprovimi i të tjerëve.
#10 Po kërkon personin që do të të ndryshojë jetën? Shiko pasqyrën!