Disa pyetje Ministrit të Arsimit, të RMV-së, Jeton Shaqirit?

February 2, 2022
1 minut lexim

I nderuar Ministër i Arsimit të RMV-së, Jeton Shaqiri, mbrëmë  të dëgjuam me vëmendje në Alsat, mirëpo jemi të detyruar të ju bëjmë disa pyetje në lidhje me nxënësit e studentët e kësaj republike:

Nga Sulejman Mehazi

– A e dini se ku njihen nxënësit për së pari herë me drogën?, në shkollë, ku pihet droga më së shumti?, në shkollë, ku shitet droga? në shkollë.

– A e dini se kur fillojnë të rinjtë të pinë duhanin, të gënjejnë prindërit e arsimtarët?, në shkollë;

-A e dini se nxënësve ku ju plasë turpi e bëhen të paturpshëm e të paedukuar?, në shkollë;

-A e dini se që nga fillimi e deri në mbarim të shkollave nxënësit mbushen  me të këqija e asgjë me të mira, prishen e nuk ndërtohen mendërisht, shpirtërisht e moralisht.

-A e dini se nxënësit kur fillojnë të pinë alkool, të luajnë bixhoz?, në shkollë.

A e dini se nxënësit në vend që të dëgjojnë ligjëratat e arsimtarëve në celularët e tyre shikojnë porno-film?

A e dini se nxënësit pa arsye largohen e ikin prej shkollave e shkojnë nëpër ahengje, ditëlindje, “zhurka” për të pirë duhan, raki e drogë, etj.

-A e dini se shumica e prindërve nuk e dinë e njohin kujdestarin e fëmijëve të tyre,  se prindërit nuk e dinë se çfarë klase janë fëmija e tyre.

-A e dini se kur fillojnë nxënësit të kurvadisen?, në shkollë.

-A e dini se mësimdhënësve nuk ju mundësohet të mbajnë mësim para nxënësve narkomanë të padiciplinuar e të pandërgjegjshëm.

-A e dini dhe a e dini se dhe shumë pyetje të pafundme kemi për ju i nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ѓорѓиев: Двете влади прават политички гест на добра волја со заедничкото чествување на Делчев

Story i radhës

Ruzhdi Matoshi: Kur VMRO e Mickovskit flet për korrupsion, ajo është hipokrizi

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë