Disa mënyra të thjeshta por seksi, për të flirtuar vetëm me një cigare, edhe nëse është e atij/asaj

min lexim

Pirja e duhanit mund të ofrojë shumë më shumë sesa thjesht një aromë të mbetur në veshje dhe flokë. Kësaj radhe, nuk e kemi fjalën për mushkëritë e shkatërruara apo vitet e pakësuara të jetës.

Shkrimtarja nga Toronto, Benita Rowley, thotë:

“Ju i kërkoni dikujt një cigare dhe keni pak kohë brenda marrjes dhe ndezjes së cigares, që mund ta përdorni për të folur. Në aq pak kohë, ju mund të gjykoni nëse dëshironi apo jo të vazhdoni të flisni me atë person.”

Për më tepër, ju nuk keni nevojë të përpiqeni shumë për një hyrje të mirë bisede apo një lëvizje tjetër. Pa thënë asgjë veç “A mund ta marr pak çakmakun, të lutem”, “A mund të ma ndezësh cigaren?” apo “A mund të më jepni një cigare?” – ju filluat pak a shumë një bisedë ose të paktën, hodhët “hapin e parë”.

Cigarja mbetet një gur themeli i të folurit me gratë dhe ndoshta, dhe e anasjellta.

Shpesh, djemtë thonë se “e kanë lënë duhanin, por gjithmonë do të pinin nëse do jua ofronte një vajzë ose nëse dhe ajo do ishte duke pirë cigare”.

Thënë këto, sigurisht që edhe gratë “përfitojnë” nga situata. Për shembull, një vajzë mund të përdorë cigaren si justifikim për t’u shoqëruar jashtë nga një djalë. Kush do ta linte një vajzë vetëm në derën e një club-i në 1 të mëngjesit për shembull?!

Amerikanët e quajnë “smirting”, si një bashkim i “smoking” + “flirting”, praktikën e pirjes së duhanit dhe flirtimit njëkohësisht, jashtë vendeve publike si pubet, baret, kafenetë, restorantet dhe ndërtesat e zyrave ku pirja e duhanit është e ndaluar.

Nga ana tjetër, dalja jashtë një bar-i apo një vendi të ngjashëm, për të pirë cigare – mund të jetë një mundësi për t’i lënë vetëm ata dy miqtë që duket se e kanë qejf njëri-tjetrin, thjesht ju duhet pak kohë vetëm.

“Ju na shihni pijet. Ne po dalim të pijmë një cigare.”

Në gjithë këto situata, që ndoshta i keni hasur por nuk i keni vënë re me vëmendje, cigarja ka shërbyer si një “patericë” sociale, madje edhe nëse do përjashtonim aspektin romantik.

Cigarja dhe kinemaja

Pirja e duhanit dhe cigarja në përgjithësi është pjesë e disa prej skenave më seksi në historinë e kinemasë.

Mendoni për Humphrey Bogart dhe Lauren Bacall në “To Have and Have Not” (1944). Bacall ndez cigaren përpara Bogart, herën e parë që personazhet e tyre takohen. Ai pastaj ia ndez cigaren pa pushim gjatë gjithë rrjedhës së filmit.

Në “Big Sleep” (1946), filmi hapet me dy cigare në një tavëll. Nuk ka nevojë të jesh gjeni për të kuptuar simbolikën.

Në “ Now, Voyager” (1942), aktori kryesor Paul Henreid në rolin e Jerry i ndez cigaren Charlotte, luajtur nga Bette Davis. Tingëllon mjaft e thjeshtë, por është mënyra se si ai vepron, që e bën momentin më intim mes të dyve:

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gnabry shumë afër dakordimit me Bayernin për vazhdimin e kontratës

Story i radhës

Ushtria ukrainase përpiqet të rimarrë qytetin e pushtuar në jug

Të fundit nga