Disa ish-agjentët e shërbimit sekret flasin hapur për tentativën për vrasjen e Trumpit

July 15, 2024
min lexim

Russ Jones për  gazetën “Epoch Times” spjegon me disa ish-agjentë të Shërbimit Sekret Amerikan se a ishte “Dështim i avancuar i sigurisë” atentati për vrasjen e Donald Trumpit

Ai shkruan se nga të shtënat që u dëgjuan gjatë atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani, më 13 korrik, agjentët e Shërbimit Sekret formuan shpejt një rreth mbrojtës rreth ish-presidentit dhe e shoqëruan atë nga platforma në një automjet që ishte në pritje.

Sulmuesi, i cili u vra menjëherë pas sulmit, ishte një banor i Bethel Park, Pensilvani, rreth 40 milje në jug të vendit të tubimit në Butler. Ai ishte pozicionuar në çatinë e një fabrike “Butler Showgrounds”, përafërsisht 130 metra larg  dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të Presidentit Trump, me një plumb që “fishkëllojë” veshin e djathtë të Trumpit.”

Një ish-shefi i departamentit të zjarrfikësve që po merrte pjesë në atë tubim me familjen e tij u vra nga të shtënat. Ndërsa, dy pjesëmarrës të tjerë në tubim u plagosën gjithashtu rëndë.

Gazeta Epoch Times, me gazetar  Russ Jones, thotë se foli me disa ish-agjentë të Shërbimit Sekret amerikan, për incidentin dhe pyeti ata se çfarë mund të ishte bërë për ta parandaluar atë atentat .

Mbasi, dihet që sfida e sigurisë së mitingjeve në vendet të hapura, është një problem i madh.

Brian Gant, një ish-agjent i Shërbimit Sekret,  i cili ishte aktiv gjatë administratës së Obamës, i tha “The Epoch Times” se fokusi kryesor i agjentëve do të ishte mbyllja e zonës dhe largimi i Trumpit, nga rreziku menjëherë.

“Tubimet në ajër të hapur paraqesin sfida të rëndësishme sigurie, veçanërisht gjatë një viti fushate, si kjo që është tani e konsideruar si  jashtëzakonisht polarizuese”, tha z. Gant.

 “Megjithatë, tha ai ekipi i sigurimit të këtij mitingu, paraprakisht duket se e  vlerësoi mirë hapësirën e ngjarjes për të ofruar mbrojtjen më të mirë të mundshme.”

Z. Gant, aktualisht punon si një Asistent Profesor i Sigurisë Kibernetike në Universitetin Maryville në Saint Louis, Misuri, pohon se pavarësisht këtyre masave, ngjarjet në ajër të hapur në thelb mbartin më shumë rrezik sesa ambientet e brendshme. 

Incidenti i fundit me ish-presidentin Trump tregon se edhe me masa paraprake të gjera, sulmuesit e vendosen në vende që mund të gjejnë mundësi për të goditur me armë.

“Reagimi im i parë kur pashë videon ishte se do të isha i befasuar nëse një armë zjarri do të ishte në afërsi,” tha zoti Gant. Porse : “Gjuajtja erdhi nga jashtë perimetrit të sigurisë. Snajperët zakonisht bëjnë një punë të shkëlqyer duke parë ata njerëz që duken se qëndrojnë në vende të dyshimta.”

Z. Gant shprehu interes për hetimin e ardhshëm, siç deklarojë dhe presidenti Biden, duke sugjeruar se ai do të sigurojë njohuri të rëndësishme për incidentin dhe potencialisht do të informojë masat e sigurisë në të ardhmen.

Megjithatë tha ai duhet pranuar se “Shërbimi Sekret Amerikan është një agjenci relativisht e vogël dhe varet shumë nga axhensitë e zbatimi të ligjit vendas për të plotësuar përpjekjet e saj për mbrojtjen, e presidentit ose kadidatve për president, tha z. Gant. 

Mirëpo,, tani që ndodhi ky incident “Unë shpresoj se do të ketë një rritje të sigurisë,” tha ai.

Jeff James, që është një agjent i pensionuar i Shërbimit Sekret, i cili u ngrit në gradën e ndihmësit të agjentit special , i tha “Epoch Times” se agjentët stërviten për momente të këtilla, ashtu si ky rasti i tentativës për vrasjen e presidentit të 45-të. 

Ai tha se agjentët e Shërbimit Sekret duhet ta kishin futur Presidentin Trump në makinën e blinduar më shpejt se sa vepruan .

Ata vendosën një mur me trupat e tyre,  dhe krijuan një armaturë trupore mbrojtëse nga plumbat midis për Trumpin, duke menjanuar çdo kërcënimi tjetër që mund të kishte ardhur,” tha z. James. 

“Agjentët e bënë atë, pra mbulimin trupëror në mënyrë perfekte.” tha ai.

Por pas të shtënave, presidenti Trump, u pa duke kapur veshin e tij të djathtë me dorën e tij dhe më pas duke u zhvendosur përpara dhe të binte në gjunjë pas podiumit mbrojtës. Kur ai doli nga mbrojta “emergjente” rreth një minutë më vonë, u pa kapela e tij e kuqe “Make America Great Again” i kishte “ikur”nga koka.

Presidenti Trump më pas thotë: “Prit, prit. Më lërni të marr këpucët e mia.”

Zoti James paralajmëron se ato pak sekonda mund të kenë qenë fatale dhe ndryshimi midis jetës dhe vdekjes.

Nëse ato të shtëna fillestare do të ishin një shpërqendrim dhe do të kishte dy a tre katër persona të tjerë me armë, atëhere mendohet se vjen sulmi i vërtetë, ndërsa ato pesë sekonda shtesë të vonesës që u krijuan  mund të ishin vdekjeprurëse. Nëse nuk do të ndaleshim për këpucët, apo pompat me ujë  që u hodhën apo ndonjë gjë tjetër.”

Zoti James, vuri në dukje se atentati është sulmi i parë ndaj jetës së një presidenti që kur presidenti Ronald Reagan u qëllua teksa po largohej nga hoteli Hilton në Uashington më 30 mars 1981.

Ndérsa, “Ky moment hynë në histori sepae është i rëndësishëm,” tha z. James. 

Ngaqë, “Presidenti Trump ishte vetëm gjysmë centimetri larg nga humbja e jetës së tij. Nëse kjo tentativë për vrasje do të kishte qenë e suksesshme, nuk e di se kë do të kishin vënë republikanët në skenë këtë javë në konventë” tha ai.

Po ashtu tha ai “Këto ngjarje janë “monstra” për Shërbimin Sekret Amerikan, sepse perimetri i tyre zgjerohet në mënyrë eksponenciale,” zoti James, i cili e filloi karrierën e tij gjatë administratës së Clinton, shërbeu gjatë vitit të parë të Presidentit Trump në detyrë. 

“Edhe përpjekja për të bllokuar të gjitha kryqëzimet për autokolonën e ish presidentit nga shërbimet e ruajtjes së rendit të Pensilvenias për t’i ndihmuar Shërbimit Sekrettreguan dobësi. Ajo tregojë se, ne kemi një varësi dhe partneritet të vërtetë me axhensit e zbatimin e ligjit vendas, pothuajse jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por kudo që shkojnë Presidentë amerikan në botë.”

Dështimi i sigurisë së mitingut

Ndërsa Tim Miller, një profesionist 30-vjeçar i zbatimit të ligjit dhe ushtarak, pajtohet me shumë nga agjentët e tjerë të tij, ai tha se siguria e këtij eventi kishte një “vrimë të madhe”  në detajet e sigurisë. 

Z. Miller, i cili tani drejton Shërbimet Ndërkombëtare të Lionheart, e karakterizoi incidentin si një “mungesë të madhe” nga Shërbimi Sekret, duke sugjeruar shkelje të rëndësishme në masat e sigurisë.

“Agjentët duhet të marrin në konsideratë çdo kërcënim të mundshëm,” i tha ai Epoch Times. 

Mbasi tani që ndodhi ajo që nuk pritej “Është një problem me vete që në një ndërtesë që ishte më pak se 150 metra larg nga podiumi i mitingut  të shifen qartë tani disa dobësi të mundshme të sigurisë.”

Z. Miller, i cili shërbeu nën presidentët George H.W. Bush, Bill Clinton dhe George W. Bush, thotë  se, për fat të keq, ish-presidentët nuk marrin të njëjtin nivel sigurie si presidentët në detyrë, në SHBA.

“Me Presidentin Trump, janë thyer të gjitha format, në një kohë që duhet të ishte e qartë se ai kishte nevojë për më shumë siguri, duke pasur parasysh mjedisin aktual politik, që është krijuar gjatë kësaj fushate,” tha Miller.

Mirëpo, presidenti Joe Biden tha në një konferencë për shtyp të dielën se masat e sigurisë për Konventën e ardhshme Kombëtare Republikane (RNC) në Milwaukee janë rritur ndjeshëm, pas asaj që ndodhi në Butler – Pensillvenia.

 Konventa Kombëtare Republikane (RNC)  e cila është planifikuar të mbahet nga 15-18 korrik do të ketë mbi  4,000 oficerë të zbatimit të ligjit që do të jenë të pranishëm, duke përfshirë 1,600 nga Departamenti i Policisë së Milwaukee, 800 nga agjencitë e tjera të Wisconsin dhe 1,600 nga agjencitë e tjera të sigurisë kombëtare, përfshirë edhe trupa të armatosur nga Garda Kombëtare e Wisconsin, që është aktivizuar dhe ka dalë në terren me mjete ushtarake  të motorizuara.

Russ Jones,  autor i këtij shkrimi për  gazetën Epoch Times, është një veteran i medias me një eksperiencë 30-vjeçare i pasionuar pas tregimeve. Gjatë karrierës së tij, ai shërbeu si Zëvendës President i Lajmeve për Rrjetin e Radios Kombëtare në SHBA dhe si producent dhe komentues politik  i ftuar i Washington Watch me Tony Perkins. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Argjentina fiton Kupën e Amerikës, Lautaro Martinez heroi i finales

Story i radhës

Kurti thirrje aktivistëve të VV-së: Zgjedhjet janë çështje muajsh, të bëhemi gati për betejat e radhës

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë