Disa gjëra që të mungojnë kur ikën nga shtëpia e prindërve

min lexim

Largimi nga shtëpia e prindërve për studime apo arsye të tjera, duket në fillim si çlirim, por pastaj nis dhe të mungon atmosfera dhe gjithçka tjetër që e rrethon shtëpinë ku je rritur.
Për shembull:

1. Të mungojnë ato karriget e bardha ku uleshe kur dilje në ballkon dhe haje shalqi me djathë.

2. Fqinjët që bënin një ëmbëlsirë apo gliko dhe ia sillnin mamit që të jepte mendimin si një profesioniste.

3. Kur ishe i/ e etur dhe ktheje me ëndje një shishe uji dhe të dilte raki.

4. Momenti kur babi rregullonte një orendi shtëpiake dhe të bërtiste “Pse kjo është kaçavida kryq?!”.

5. Mami që të sillte fruta të prera në dhomë. Deri këtu ok, përpos faktit që i priste me thikën që kishte prerë edhe hudhrën dhe ti kishe një miks shijesh në çdo kaç.

6. Zëri i lartë i televizorit që në mëngjes! Sa bukur të zgjohesh me lajme!

7. Telenovelat turke dhe indiane 24/7.

8. Darkat kur “bisedoje me nota të larta” me babin për politikë.

9. Trahanaja dhe fasulet në netët e ftohta të dimrit.

10. Mami që të ngecte telefonin kur merrnin hallat/ tezet dhe qartazi, ti nuk doje të flisje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xavi insiston për ta mbajtur Dembelen

Story i radhës

Protestat e veteranëve, dhe grusht shteti!

Të fundit nga