Disa ditë pasi u zgjodh President, Bajram Begaj takon paraardhësit e tij, zbulohet vendi

June 9, 2022
1 minut lexim

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një takim me paraardhësit e tij. Mësohet si Begaj është takuar me ish – Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topai dhe Rexhep Meidani në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Kujtojmë që pak dite me parë, Begaj u takua me ish-Presidentin Alfred Moisiu dhe ky i fundit i tregoi mbi përvojën e tij gjatë pesë viteve në Presidencë dhe i dha librin që flet mbi atë periudhë kohe “Midis Nanos dhe Berishës”.

Biseda miqësore mes tyre zgjati rreth 1 ore e 30 minuta. Të dy kanë njohje të vjetër pasi vijnë nga i njëjti profesion ai i ushtarakut.

Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.

Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sonte Kosova-Irlanda Veriore,“Dardanët” synojnë fitore

Story i radhës

Nepotizmi bëri që të anulohet konkursi për drejtorë të shkollave në Vushtrri

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë