dimovski nuk mund te jemi skllever shtate dite ne jave 626e77ba1e242

Dimovski: Nuk mund të jemi skllevër shtatë ditë në javë

May 1, 2022
1 minut lexim
dimoeski

Punëdhënës dhe shefa, ne nuk mund të jemi skllevër tuaj shtatë ditë në javë. Do të bllokojmë gjithçka dhe shumë lehtë kjo protestë do të kthehet në grevë, që do të thotë ndërprerje e punës gjatë orarit të punës. Nëse ne pësojmë dëm edhe ju do të keni dëm, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski nga protesta e sotme e 1 Majit, duke adresuar edhe një herë kërkesat për rritje lineare prej 2.806 denarë në të gjitha pagat në vend dhe tërheqjen e ankesës për ditën e diel jo pune nga Gjykata Kushtetuese.

Siç theksoi Dimovski, këto kërkesa duhet të përmbushen sa më shpejt.

Rritja e pagave duhet të ndodhë nsa më shpejt sepse na mbyti kriza ekonomike, inflacioni është më i lartë dhe ne kemi nevojë për ato para gjithnjë e më shumë. Ju paralajmërojmë që ta tërheqni ankesën për të dielën ditë jopune sepse ky është realitet në vend – punëtori e shfrytëzon atë përfitim – pushim, tha kryetari i LSM-së në fjalimin e tij.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

qeveria jemi aleate te punetoreve rritem pagen minimale e beme te dielen dite jopune 626e7526bb149
Story i mëparshëm

Qeveria: Jemi aleatë të punëtorëve, rritëm pagën minimale, e bëmë të dielen ditë jopune!

evertoni synon te pamunduren kunder chelseat ja formacionet zyrtare 626e78e712aac
Story i radhës

Evertoni synon të pamundurën kundër Chelseat, ja formacionet zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë