dimitrievski perderisa znam eshte pjese e qeverise provimi i jurisprudences do te jepet ne gjuhen maqedonase 6ae614226647e

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën maqedonase

October 31, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase.

Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.

Ai shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tbon kahre kjo gru keshtu valdrin sahiti ka disa fjale per elvana gjaten 6ae61393a14b1
Lajmi i mëparshëm

“T’bon kahre kjo gru kështu”, Valdrin Sahiti ka disa fjalë për Elvana Gjatën

Të fundit nga

ShkoLartë