dimitrieska kocoska rritja e projektuar prej 37 per qind reale 68096b6d3abfb

Dimitrieska Koçoska: Rritja e projektuar prej 3,7 për qind reale

April 24, 2025
1 minut lexim

Rritja e projektuar e ekonomisë së vendit prej 3,7 për qind është reale, porositi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, e cila qëndron në Uashington, ku merr pjesë në Takimet Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

“Këtë krizë, e cila jep pasiguri të madhe, ne si vend mund ta shfrytëzojmë shumë, në drejtim të transferimit të kapaciteteve nga vendet evropiane. Kapacitetet në vendet evropiane do të vazhdojnë të mbyllen, sepse tarifat nënkuptojnë çmime më të larta blerjeje dhe kështu tregu evropian do të kërkojë alternativa për hapjen e kapaciteteve ku do të kenë në një farë mënyre fuqinë punëtore më të lirë. Edhe pse fuqia punëtore nuk është më e lirë në këtë vend, ajo është ende në një nivel më të ulët se në Evropë. Prandaj, mendoj se është real projeksioni prej 3,7 për qind”, tha ministrja e financave në një deklaratë për mediat maqedonase pas publikimit të Raportit Global të FMN-së.

Ajo potencoi se ajo në çka Qeveria është e përkushtuar dhe atë që e kërkon FMN është konsolidim fiskal, por se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës dhe se do të duhet ende kohë.

Ministrja e Financave prej sot e deri më datën 26 të këtij muaji merr pjesë në Takimet Pranverore të Grupacionit të FMN-së dhe Bankës Botërore, ku do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të këtyre dy institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të Thesarit të SHBA-së.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

alarmi me shume se 62 e te rinjve duan te ikin nga vendi 68096b69b36ea
Story i mëparshëm

Alarmi/ Më shumë se 62% e të rinjve duan të ikin nga vendi

kemi shansin per te bere mazhorancen topalli korrupsioni i qeverise ne permasa te paimagjinueshme 680970d05927e
Story i radhës

“Kemi shansin për të bërë mazhorancën”- Topalli: Korrupsioni i qeverisë, në përmasa të paimagjinueshme!

Të fundit nga

Horoskopi i datës 1 maj 2025

Dashi Marsi bujar do ju nxjerrë në dritë gjatë kësaj dite. Do merrni edhe po aq sa do jepni. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa emocione

Lajm i hidhur për Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, pasi ka mësuar se me shumë mundësi do të përballojë fundin e sezonit pa një preje elementëve
ShkoLartë