dimitrieska kocoska ne washington banka boterore mbetet partnere e fuqishme ne realizimin e reformave dhe pershpejtimin e rritjes ekonomike 68f0bacfa1315

Dimitrieska-Koçoska në Washington: Banka Botërore mbetet partnere e fuqishme në realizimin e reformave dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike

October 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 tetor – Në kuadër të Takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska u takua me zëvendëskryetaren rajonale të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, drejtorin ekzekutiv, Eugene Rhuggenaath dhe udhëheqësen e zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministres, bisedimet u përqendruan në zhvillimet makroekonomike dhe fiskale, progresin e realizimit të projekteve rrjedhëse, si dhe mundësinë e instrumenteve të reja financiare nga Banka Botërore për mbështetjen e reformave buxhetore dhe strukturore.

Fokusi kryesor i takimit ishin projektet që po realizohen aktualisht në Maqedoni, të cilat orientohen në përmirësimin e infrastrukturës, efikasitetin energjetik, dixhitalizimin, menaxhimin e financave publike dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.
“Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj disiplinës fiskale, reformave strukturore dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike përmes investimeve në infrastrukturën publike dhe kapitalin njerëzor”, theksoi ministrja.

Banka Botërore e përgëzoi progresin e Maqedonisë dhe konfirmoi partneritetin e saj në realizimin e reformave dhe projekteve sipas kornizës së re të bashkëpunimit.

Kjo konfirmohet edhe me raportin e fundit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, ku theksohet se rritja e ekonomisë së Maqedonisë pritet të arrijë në 3.1% në vitin 2025, që është përmirësim krahasuar me parashikimet e mëparshme.
Banka thekson se Maqedonia ruan stabilitetin fiskal, me deficit buxhetor nën 3% dhe borxh publik me trajektore në rënie, gjë që krijon hapësirë për rritje të qëndrueshme dhe klimë të favorshme investimi.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua edhe për projeksionet ekonomike dhe mundësitë për përmirësimin e tyre të mëtejshme përmes përforcimit të investimeve publike, rritjes së produktivitetit dhe mbështetjes për kompanitë e orientuara drejt eksportit. Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Popoullore, Trajko Sllaveski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen mergata rinia dhe shpresa bashkohen me nje ze per fatmir limanin 68f0b3b37cde1
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Mërgata, rinia dhe shpresa bashkohen me Një Zë për Fatmir Limanin!

ka filluar vaksinimi kunder gripit sezonal deri tani jane paraqitur 43 000 qytetare 68f0bb7253ffd
Lajmi i radhës

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur 43.000 qytetarë

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat

Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit,
ShkoLartë