Dikush tjetër ka hyrë në mes, ndahet çifti i aktorëve të njohur

January 27, 2022
1 minut lexim

Lajmi se çifti i aktorëve Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë ndarë një javë më parë, prej disa orësh po bën xhiron e rrjetit dhe ka mërzitur shumë fansat e tyre.

Thuhet se Eda dhe Serkan janë ndarë dhe mësohet se shkak mund të jetë bërë aktorja Demet Ozdemir, me të cilën Bursin do të jetë pjesë në një serial të ri.

Në fakt, aktori ka tentuar të pajtohet me të dashurën e tij përmes miqve të përbashkët, por Hande, nga ana tjetër, u ka thënë miqve të afërt se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ka kthim pas.

Sipas burimeve të ‘Hurriyet’, arsyeja e ndarjes është pikërisht bashkëpunimi i Bursin me Demet Ozdemir. Të dy aktorët pritet të luajnë rolet kryesore në një serial që do të transmetohet në një platformë të njohur digjitale.

Hande, e cila e mësoi nga gazetat se Bursin do të ishte në të njëjtin projekt me Ozdemir, ka reaguar ashpër ndaj të dashurit të saj.

Nga ana tjetër, Bursin, i cili u pa duke dalë nga shtëpia e aktores, tha: “Nuk e di pse. A duhej mësuar ky lajm nga gazetat?”

Çifti që u njohën dhe u dashuruan në komedinë romantike “Dashuria është në ajër”, e bënë publike lidhjen e tyre pas një periudhe të gjatë xhirimesh, derisa udhëtuan së bashku në Maldive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkëndija mposhtet nga skuadra çeke

Story i radhës

Tragjike! Qëllon me çekiç në kokë kolegun, vdes në spital 38-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë