Dikur luante rolin e Sulltaneshës Mahidevran në serialin më të shikuar turk, sa ka ndryshuar aktorja me origjinë shqiptare?

min lexim

Nur Fettahoglu është kujtuar nga shumë njerëz në Ballkan për rolin e Sulltaneshës Mahidevran në serialin “Sulejman i Madhërishëm”, dhe aktorja përveç ndryshimit të ngjyrës së flokëve nuk duket shumë ndryshe nga paraqitja në këtë serial.

“Një mbrëmje u ktheva e lodhur në shtëpi nga xhirimet e ‘Pasioneve të Orientit’ kur më zë telefoni. Edhe pse nuk më shkonte mendja të flisja, përgjigja dhe mora ofertën për të luajtur Mahidevranin”.

“U entuziazmova shumë dhe kalova tërë natën duke kërkuar në internet për të mësuar më shumë rreth gruas së parë të sulltanit, për të cilën deri atëherë nuk dija asgjë. Ditën tjetër grimierët në set patën vështirësi të më fshihnin rrathët nën sy”, ka thënë më parë, kur është pyetur për marrjen e rolit.

Image

Nur Fettahoglu

Nur Fettahoglu lindi më 1980 në Duisburg, dhe familja e saj rrjedh nga Shqipëria. Për rastësi, edhe sulltanesha që ajo portretizoi në serial – Sulltanesha Mahidevran, ka pasur origjinë shqiptare.

Ajo është shkolluar në Universitetin Haliç dhe ka diplomuar në dizajn të modës. Për një kohë ka punuar edhe si prezantuese e lajmeve financiare në kanalin Sky Turk.

Image

Nur Fettahoglu

Kjo aktore turko-gjermane 43-vjeçare ka luajtur shumë role në filma dhe seriale televizive, megjithatë, roli i sulltaneshës Mahidevran ka shënuar karrierën e saj duke marrë parasysh popullaritetin e serialit “Sulejman i Madhërishëm”.

Seriali filloi të transmetohej në vitin 2011 dhe sipas fotografive që ajo ndan çdo ditë men djekësit në Instagram, nuk ka ndryshuar shumë – të vetmet ndryshime janë në ngjyrën e flokëve. Për dallim nga nuancat e errëta kafe, Nur tani është bërë bionde.

Përveç rolit të Mahidevranit në “Sulejman i Madhërishëm”, ajo ka luajtur role të rëndësishme edhe në seritë: “Dashuri e Ndaluar”, “Filinta”, “Payitaht: Abdulhamid”, “Egër” dhe “Babilon”.

Story i mëparshëm

Vriten 67 palestinezë nga sulmet izraelite gjatë natës në Gazë

Story i radhës

Giroud tundohet nga ëndrra amerikane

Të fundit nga