Diktatori përkrah diktatorit: Al-Assad i Sirisë mbështet çmendurinë e Putinit

1 minut lexim

Bashar Al-Assad, diktatori i Sirisë ka telefonuar homologun e tij rus Vladimir Putin për të shprehur mbështetjen e tij për veprimet e Moskës në Ukrainë, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e presidentit sirian.

“Gjatë telefonatës, ata folën për situatën në Ukrainë dhe operacionin special ushtarak nga Federata Ruse për të mbrojtur popullsinë civile në rajonin e Donbasit”, thuhet në deklaratë.

“Shkëlqesia e tij [Assad] theksoi se Siria qëndron me Federatën Ruse, bazuar në bindjen e saj për korrektësinë e pozicionit të saj”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, bazuar në raporte ndërkombëtare, deri tash janë dhjetëra civilë të vrarë në Ukrainë e qindra të plagosur pasi Rusia pa asnjë arsye nisi pushtimin e vendit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thembrat e plasaritura? 2 receta natyrale për t’i hidratuar ato

Story i radhës

Shqiptarët, BE-ja dhe lufta ruso-ukrainase

Të fundit nga