Diktatorët ndalen vetëm me forcë

March 8, 2022
min lexim

Nuk ka asnjë dyshim se Putini është irracional dhe i paparashikueshëm në veprimet e tij, vlerësojnë ekspertët në shtetet e Evropës Perëndimore. Ata janë vërtet të frikësuar nga ndonjë marrëzi që mund të ndërmarr ky njeri me armët bërthamore, prandajnë fillimishin më të përmbajtur në veprimet e tyre. Mirëpo, tani e kanë kuptuar se kjo nuk ishte mënyra e duhur për t’iu kundërvënë këtij diktatori, sepse një qasje e tillë diktatorët i trimëron dhe i bënë më të fortë, pastaj ata marrin hovdhe vështirë është të ndalen pa forcë. Krahasimi i diktatorit rus Putin me Millosheviqin nga BorisJohnson ishte i drejtë dhe i saktë. E pamë që Millosheviqi u ndalua vetëm pas bombardimeve gati tremujore nga aleanca perëndimore. Prandaj nga sot perëndimit i mbetet t’ia tregoj dhëmbëtedhe këtij njeriu pushtues, sepse autokratët dhe diktatorët kurrë nuk largohen me dëshirë nga synimi i tyre. Ky njeri i dalë nga KGB-ja ruse siç duket do t’ia shkaktoj dëmin më të madh, jo perëndimit, por vet popullit rus.

Putini në sundimin e tij, sidomos në politikat e jashtme është treguar tepër dinak dhe i zgjuar duke realizuar gradualisht qëllimet e tij imperialiste edhe me ndihmën e perëndimit. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik,Federata Ruse ishte pothuajse e bankrotuar dhe ky shtet si shtetet tjera të dala nga komunizmi kishin probleme serioze që të mbijetonin. Mirëpo, ishte Evropa dhe pikërisht Gjermania ajo e cila me investime të shumta e ngriti përsëri Ariun e përgjumur nga amullia dhe tani nga vet investimi i saj ndihet e rrezikuar.

Përveç përfitimeve të shumta nga shitja e gazit dhe derivateve, Putini me punësimin e elitës së shteteve perëndimore, si GerhardSchröder, Schüssel, Kern, Kneissl, …angazhoj njerëzit me peshë nga perëndimi dhepastaj mori informacionet e duhura se çfarë ishte në gjendje të ndërmerrte Evropa në rast rreziku. Prandaj duke e parë përçarjen e vazhdueshme dhe dallimet e mëdha brenda BE-s, që nga viti 2008, pa ju trembur syri fare gjithnjë nën kërcënime shpalosi ambiciet e tij me pushtime brenda shteteve të dikurshme të Bashkimit Sovjetik, por më vonë edhe me bombardime jashtë tij, siç ishte bombardimi në Siri. Luftëe cila ishte një test për Putinin karshi fuqive perëndimore dhe në vend të distancimit ekonomik, Bashkimi Evropian me projekte të ndryshme e mbështeti edhe më tepër Rusinë. Ai sot nuk e qanë kokën dhe as nuk frikësohet nga ndonjë ndërhyrje ushtarake e BE-s,e cilavetëm nga frika këto ditë duket e bashkuar, sepse në realitet është po aq e përçarë sa ishte para këtij konflikti, por, megjithatë ai e ka frikë NATO-n dhe fuqinë ushtarake të SHBA-s.

Këtij kërcënimi bërthamor nga ana e Putinit, perëndimi duhet t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. T’ia tregoj dhëmbët dhe t’i thotë se kemi epërsi dhe se nuk mërzitemi fare për armatimin rus, kjo do ta frikësonte diktatorin rus, sepse ai nuk është njeri vetëvrasës dhe me shumë gjasa do ta zgjidhte një rrugë tjetër. Diktatorët e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe agresivitetit. Në çastin kur bota demokratike orientohet me kundër kërcënime dhe njëkohësisht duke e armatosur Ukrainën me armatim modern, ai do të zbutet dhe do të bëjë kompromise në zgjidhjen e problemit.

Ndarja e botës në demokrat dhe autokrat!

Regjimet diktatoriale dhe ato autoritare gjithmonë popullit ja krijojnë bindjen dhe perceptimin mbi dukuri të ndryshme duke u bazuar në gënjeshtrat e prodhuara nga vet regjimet që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin. Putini me kërcënimet atomike që këto ditë po ja drejton perëndimit, me ndalimin e mediave,  me shkeljen e çdo të drejte  ndërkombëtare,  me shkeljen elementare të drejtave të njeriut, jo vetëm që ka kaluar në një shtet diktatorial, por është kthyer edhe në kohë shumë vite pas, mbase për vet qytetarët e federatës ruse ky njeri do të jetë turpi i shtetit të tyre, sikurse Hitleri për gjermanët.Është një rast jashtëzakonisht i mirë ku perëndimi duhet ta ndaj shapin nga sheqeri.Ti definojë qartë kush janë partnerët dhe aleatët. Mbështetja ekonomike të mos jetë e njëjtë sikur për autokratin e diktatorin, sikur për partnerët dhe miqtë demokrat.

Megjithatë në vitet e ardhshme ndarja e botës mes shteteve demokratike dhe atyre autoritare do të reflektohet gjithnjë e më tepër, jo vetëm në zhvillimet ekonomike, por këto dy hendeqe krejtësisht me vlera të kundërta, do të paraqesin gjithmonë rrezikqë do të shkaktojnëkërcënime me vuajtje të paparashikueshme për njerëzimin. Prandaj, kjo ndarje mund të pasojë edhe me krijimin e organizatave të reja ndërkombëtare demokratike, ku anëtarësimi brenda saj do të kërkonte plotësimin e disa normave të caktuara.Pastaj, organizata e kombeve të bashkuara që kemi sot do të ishte tërësisht e parëndësishme, pasi ajo rreth saj do të mblidhte vetëm shtetet diktatoriale dhe autoritare. Sidomos shtetet e dala nga komunizmi do të kenë probleme serioze të lirohen njëherë e mirë nga mentaliteti autoritar. P.sh. Serbia edhe për shumë e shumë vite do të jetë shtet autoritar, sepse vet shtetin e tyre e kanë ndërtuar në bazë të gënjeshtrave.Populli serb ndihet më mirë në mes të gënjeshtrave, sesa në mes të vërtetave.

Sot kemi disa shtete autoritare me mbi 3,3 miliard njerëz, si Kina, Irani, Rusia, Korea e Veriut, etj… që drejtohen nga një njeri i fuqishëm ose nga një parti, të cilat në mungesë të prosperitetit dhe mirëqenies do ta rrezikojnë seriozisht botën, duke e parë pjesën demokratike si fajtorin kryesor për deficitet e tyre. Jeta e qytetarëve të rëndomtë në këto shtete është dhe do të jetë gjithmonë e vështirë. Pastaj kemi disa shtete që kanë gjurmë të demokracisë vetëm në letër dhekur organizojnë zgjedhje.Mirëpo,aty përfundon gjithçka, pasi gjatë numërimit ato rregullisht manipulohen në favor të atij që është në pushtet, pastaj gjithmonë në këto vende do të ketë varfëri dhe mjerim.

Ukraina është fillimi i fundit për Putinin.

Turqia është një shtet autokrat që llogaritet si një nga humbësit më të mëdhenj të demokracisë, por nuk mund të krahasohet me Rusinë. Megjithëse në luftën e Ukrainës Erdogani është rreshtuar në anën e duhur, prapëseprapë egoja e tij për të sunduar pa opozitë në vend do të vazhdojë. Kemi shtete edhe brenda Bashkimit Evropian që deri në luftën e Ukrainës ishin orientuar në drejtim të nacionalizmit. Rrugë e cila do t’i dërgonte patjetër në shtete autoritare, si Polonia dhe Hungaria,…Mirëpo, siç duket frika nga luftaqë po zhvillohet në Ukrainë duhet ti ketë zgjuar dhe këndellur përfundimisht, sepse ato ishin buzë greminës. Duhet cekur se sa i përket demokracisë Kosova është lider i vendeve ballkanike në të gjitha drejtimet, prandaj ajonuk duhet ta kopjojëasnjërin nga ato, pasi vërtet Kosova nuk ka çka të mësojë nga asnjë shtet që e rrethon.

Ditët e para të pushtimit Rus në Ukrainë e treguan forcën e saj ushtarake.Forcë e cila sipas ekspertëve të NATO-s në asnjë segment nuk mund të krahasohet me nivelin ushtarak që ka perëndimi. Gatishmëria e Ukrainës që të mbrojë vlerat demokratike, edhe pse me një armatim të vjetërsuar të trashëguar nga Bashkimi Sovjetikarriti ta ngadalësonte pushtimin rus. Kjo tregon se Rusia edhe pse përdori të gjitha armët që kishte në posedim, përpos atyre bërthamore, nuk arriti dot ta pushtonte Ukrainën shpejtë siç kishte menduar. Madje shumë nga ekspertet ushtarak perëndimorë janë të bindur se fuqia ushtarake ruse nuk përbën kurrfarë rreziku për Evropën. Ata brenda pak ditëve do ta dëbonin Rusinë nga Ukraina. Mirëpo, duke parë irracionalitetin ePutinit ku të gjithë e cilësojnë se është i paparashikueshëm, besohet se ai në rast të humbjes është në gjendje t’i vë në përdorim edhe armët bërthamore dhe këtu ishte frika e perëndimit, e cila siç duket po ikë ngadalë.

Gatishmëria e ukrainasve për ta mbrojtur shtetin e tyre do të jetë humbja e paevitueshme për Putinin. Edhe nëse Rusia i pushton të gjitha qytetet dhe territorin e Ukrainës, prapëseprapë ai nuk do të mund ta fitojë paqen kurrëdhe pas humbjeve të shumta që do të pësojnë nga sulmet e përditshme, një ditë Rusia do të detyrohet njëjtë si nga Afganistani e mundur dhe e rraskapitur të kthehet në shtëpi. Dhe, pasposhtërimit e humbjeve të mëdha nga disfata në Ukrainë brenda qytetarëve rus do të ketë pakënaqësi, protesta dhe ndryshim pushteti me dhunë, sepse atje kurrë s’kishte zgjedhje të vërteta demokratike, edhe pse mendohet se një palë zgjedhje në kohën e Jelcinit ishin të rregullta. Duke parë ketë mentalitet rus, besoj fortë që pas humbjes së paevitueshme në Ukrainë do të ketë një revolucion brenda Rusisë kundër VladimirPutinit.  Pra lufta në Ukrainë është fillimi i fundit të Putinit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraine War Raises Questions About the ‘End of Monetary Regime’ and Role of Bitcoin

Story i radhës

Çfarë do të ndodhë nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Europë?

Të fundit nga

ShkoLartë