schedule21:48 – 4 Mars, 2022
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër vendimin e fundit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili nënshkoi ligjin që dëmon me 15 vite burg gazetarët që informojnë për luftën.
Me anë të një postimi në facebook, Berisha shkruan se diktatori mizor po dënon fjalën e lirë si dhe ka bllokuar facebookun për qytetarët e tij.
Postimi i plotë i Berishës:
Diktatori mizor Putin dekreton denimin e fjales se lire me 15 vjet burg ne vendin e tij dhe bllokon facebook-un ne Rusi!
Te dashur miq, diktatori gjaksor Putin qe po kryen genocid dhe krime kunder njerezimit ne Ukraine firmosi sot ligjin per denimin me 15 vjet burg per ata qe japin lajme te “rreme” per ushtrine ruse dhe barbarite e saj ne Ukraine. Po ne kuader te denimit te fjales se lire ai sot bllokoi Facebook-un ne Rusi.
Me keto masa ai deshmon se po vendos ne Rusi nje diktature te eger staliniste. sb