Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Digjitalizimi i Agjencisë Kadastrale: Qytetarët fletëpronësinë mund të marrin brenda një minute – Gazeta.mk

Digjitalizimi i Agjencisë Kadastrale: Qytetarët fletëpronësinë mund të marrin brenda një minute

min lexim

 

“Çmimet e reja hynë në fuqi rreth tre javë më parë. Kjo do të thotë se qytetarët tashmë paguajnë 75 për qind më të ulëta për shërbimet kadastrale që i marrin”, tha drejtori i Agjencisë Kadastrale.

Qytetarët apo personat juridikë do të mund të pajisen me tapi pronësie përmes portalit të ri të shërbimeve elektronike të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme brenda pak sekondave deri në një minutë.

Kështu bëri të ditur sot në konferencë për media, drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Ivan Zhivkovski, duke theksuar se portali i ri e-uslugi.katastar.gov.mk mundëson qasje të shpejtë elektronike në gjithsej 94 shërbime të ndryshme kadastrale.

Faqja ekzistuese ossp.katastar.gov.mk/OSSP, sipas Zhivkovskit, do të jetë aktive deri më 31 dhjetor 2024, ndërsa nga viti i ardhshëm qytetarët do të kenë qasje në shërbimet e Kadastrës ekskluzivisht përmes portalit të ri.

Kjo nuk e përjashton mundësinë, thotë ai, që qytetarët, personat juridikë dhe përdoruesit e tjerë të kërkojnë shërbime përmes sporteleve të Kadastrës.

“Me portalin e ri mundësohet marrja e shërbimeve menjëherë pas porosisë me e-mail, gjë që shkurton kohën dhe liron përdoruesit nga pritjet para sporteleve. Pra, me këtë dixhitalizim reduktohen procedurat administrative dhe mundësohet aksesi efikas në shërbime”, thotë Zhivkovski.

Ai ka treguar se deri në fund të vitit do të shtohen edhe dhjetë shërbime të reja, ndërsa për vitin e ardhshëm planifikohet zgjerimi i mëtejshëm për dhjetë shërbime të tjera.

“Shërbimi më i përdorur është nxjerrja e tapisë. Me portalin e ri, të dhënat do t’u dërgohen qytetarëve brenda dhjetë sekondave deri në një minutë me e-mail. Kështu ata marrin një dokument të verifikuar elektronikisht, i cili mund të përdoret si dokument publik para të gjitha institucioneve. Ekziston edhe mundësia nëse përdoruesit dëshirojnë të zgjedhin të marrin porosinë përmes Postës së Maqedonisë”, tha ai.

Sipas tij, Agjencia e Kadastrës është institucioni i parë shtetëror me mbi 100 shërbime plotësisht të dixhitalizuara në dispozicion të qytetarëve.

Zhivkovski thotë se me marrjen e pozitës së drejtorit menjëherë i ka propozuar Bordit Drejtues të Agjencisë që të ulen çmimet e shërbimeve kadastrale deri në 75 për qind.

Në Agjenci, siç thotë drejtori, ka fluks rastesh për Korridoret 8 dhe 10, për shpronësimet që lidhen me autostradat që po ndërtojnë konsorciumi “Bechtel dhe Enka”.

Ai shtoi se rastet zgjidhen menjëherë që të mos ketë ndalesë dhe projektet të ecin sipas planeve të shtetit.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Kevin i bindur për Anën: Nëse e pyes se a dëshiron të jetë e dashura ime, do të thotë po

Story i radhës

Profesoresha akuzon pushtetin e Vuçiqit: Po merret me aktivistë, jo me fatkeqësinë në Novi Sad

Të fundit nga