Digjet një shtëpi në Ohër

Një shtëpi është djegur pasditen e sotmw në lagjen Leskajcë në Ohër, përcjell TV21. Zjarri është raportuar rreth orës 12:45, pas çka kanë intervenuar 10 zjarrëfikës me katër automjete për shuarjen e zjarreve.

Flaka është shuar në aksionin që përndryshe ka ndodhur në kushte të vështira për shkak të grumbullimit të një sasie të madhe të orendive dhe sendeve të ndryshme në afërsi të objektit në rrugën “Petar Pop Arsov”, gjë që ka penguar zjarrfikësit të hyjnë në objekt.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione as për të lënduar nga zjarri./TV21/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alternativa: 100 ditët e Bilal Kasamit, 100 mashtrime të reja (VIDEO)

Story i radhës

Bayern nuk pësonte katër gola në pjesën e parë që nga viti 1975

Të fundit nga