Diellza Kolgeci rikthen ” Ballon Shqiptare”, më 22 mars në Kosovë

March 17, 2022
min lexim

Pjesën e dytë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme iu kushtua një eventi shumë interesant i cili zhvillohet  në Prishtinë. Një ngjarje që mbledh së bashku shqiptarë nga të gjitha trojet, të suksesshëm në art, sipërmarrje e politikë.

Për të folur më shumë rreth këtij eventi shumë interesantë ishte në lidhje ‘Skype’ bukuroshja shqiptare Diellza Kolgeci e cila e organizon tashmë që prej vitin 2016. Ajo tregoi se kjo ide lindi si pasojë e pjesëmarrjes së saj në disa evente të ndryshme, nga ku ishte edhe frymëzuar.

“Ballo Shqiptare” është një ide origjinale nga unë. Kam marrë pjesë në disa evente vetë edhe thash me vete pse mos ta kemi edhe ne një të tillë. Ballo, do të thotë vallëzim, apo aheng shqiptarë, të emërtuar ndryshe. Në këtë ballo dua të shfaq kërcime dhe valle tradicionale, veshje, etj. veshje nga të gjitha rajonet, të Hasit, Çamërisë, së jugut, etj. Kemi po ashtu gatime tradicionale, si flija, etj”. Ajo tha më tej se ky evente do të bëjë bashkë anë e mbanë trojeve shqiptarë të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkohen.

“Kjo ballo vjen edhe si traditë tashmë, por këtë vit do ja dedikojmë më shumë ngjarjeve historike, për të cilat të parët tanë kanë luftuar e kanë mbrojtur vendin tonë. Ndaj kemi menduar ta nisim me një muzikë në fillim, dhe do ndalemi shumë në ngjarjet e marsit.

Është shumë interesante sepse, kjo ballo mbledh shqiptarët në të gjitha rajonet dhe zonat kudo ndodhen. Një gjë shumë interesante mendoj se është pjesa që pjesëmarrësit mos të ulen në tavolina, port ë qëndrojnë në këmbë dhe të kenë kohë të kalojnë më shumë me njëri-tjetrin”.

Ndër të tjera ajo u shpreh se “deri më tani ne kemi shpërndarë 350 ftesa”.

 “Ballo Shqiptare” është një ndër eventet artistike më të rëndësishme që organizohet në Kosovë  e që mbledh bashkë shqiptar të njohur nga e gjithë bota , të qënit së  bashku atë që ndshta nuk e bën dot politika e bën arti. Kolgeci, për herë të parë në këtë vit ajo së bashku me mikeshën e saj Afërdita Paqarada  organizuan eventin që e  quajtën“Ballo shqiptare”.

Një  ballo ku të  ftuarit janë personazhe  të njohur nga arti, sporti, biznesi, politika etj. Gjithçka  në këtë ballo është me përmbajtje tradicionale duke filluar nga ushqimi, muzika, vallet po ashtu edhe veshjet. Të ftuarit vijnë nga të gjitha trojet shqiptare dhe secili nga prej tyre duhet që në veshjen e tyre solemne të ketë edhe detaje kombëtare.

Gjatë kohës së pandemisë Diellza nuk arriti dot ta organizonte por tashmë  pas më shume se dy vitesh do të rikthehet në datën 22 mars në Prishtinë. “Ballo Shqiptare” vjen për të 6-in vit radhazi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarr masiv në një magazinë në Kiev

Story i radhës

Rruga drejt Tiranës/ PSV, Marseille dhe Leicester në çerekfinalen e Conference League

Të fundit nga

ShkoLartë