Dielli Vranoci me flamur kuqezi do të boksojë në Austri

1 minut lexim

Boksieri pejan, Dielli Vranoci, po përgatitet maksimalisht për sfidën e radhës.

Vranoci bokson në kategorinë 66.7 kg në versionin velter në boksin profesionist!  

Synimi i tij është që të jetë gati në çdo aspekt për sfidën e madhe të muajit nëntor, ku do të boksojë në Vjenë të Austrisë.

Djaloshi sypatrembur do të dal në ring me flamurin kombëtar – kuqezi dhe i bindur se nuk do të zhgënjejë bashkatdhetarët.

Ai tha se po stërvitet sipas programit dhe me synime të qarta, të jetë gati dhe vetëm për fitore.

Vranoci zotohet se me boksin që do të tregojë në Austri, do të jetë shembull për të gjithë.

E para, synon që të ngritët sa më lartë në ranglistë, e dyta të arrijë sa më lartë në këtë kategori ku garon ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Günter Seufert: Turqia krijon fakte të kryera në Detin Egje

Story i radhës

Problemi me energjinë elektrike, Bekteshi në takim me kryetarin e Haraçinës, Ridvan Ibrahimi

Të fundit nga