Di Maria ndez tifozët e Juventusit

May 13, 2022
min lexim

Ideja e Di Maria te Juve mbetet e qëndrueshme. Edhe argjentinasi e mendon këtë në rrjetet sociale për të kujtuar interesin… 34-vjeçari i PSG mund të jetë (të paktën për një vit) zëvendësuesi i Paulo Dybala.

“Joya” nuk do ta rinovojë kontratën me bardhezinjtë pas shtatë sezonesh në Torino, duke u çliruar kështu si transferim i lirë. Cilësitë teknike të “Fideo” nuk diskutohen dhe në Continassa, menaxhmenti ka filluar të mendojë për këtë lloj mundësie, duke vlerësuar kostot e mundshme të operacionit.

Megjithatë, tifozët e Juventusit kanë marrë një sinjal të qartë nga Di Maria, i cili i ka dhënë ‘like’ postimit të “Zonjës së Vjetër’, ku publikoi fanellën e re (si vendase) për sezonin 2022-2023. Gjatë sezonit, Di Maria bëri 24 paraqitje në Ligue 1 dhe 5 në Champions League, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 8 asiste.

Edhe një vit në Europë – “Ideja ime? Të luaj edhe një vit në Evropë, për të arritur në Botërorin e Katarit në mënyrën më të mirë të mundshme, nëse thirrem, më pas do të kthehem në Argjentinë. Nuk e di nëse PSG dëshiron që unë të qëndroj. Përndryshe, do të shoh mundësinë e ndonjë ekipi tjetër në Evropë”.

Janë këto fjalët e Angel Di Marias, i cili mori pjesë në programin “Todo Pasa” të radios së Buenos Aires, “Urbana Play”. Një referencë e qartë për Juventusin? Për momentin, klubi bardhezi është ai që rezonon më shumë në afrimin e tij në merkato.

“El Fideo” duket se ka arritur fundin e aventurës së tij nën hijen e Kullës Eifel, e cila që nga viti 2015 e ka parë atë të shënojë 90 gola në 293 ndeshje me fanellën e PSG-së. Parizienët duket se nuk janë gati ta rinovojë kontratën e tij.

Di Maria mbushi 14 shkurtin e kaluar 34 vjeç, ai mund të jetë një kartë e gjithanshme dhe fituese për Massimiliano Allegri. Natyralisht anësor, “El Fideo” ka treguar vazhdimisht se mund të përshtatet me sukses edhe në rolin e mesfushorit të qendrës.

Tani për tani, pas një kontakti fillestar eksplorues me rrethin e ish-lojtarit të Real Madridit dhe Manchester United, drejtuesit e Juventusit po vlerësojnë fizibilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të marrëveshjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Story i radhës

(VIDEO) Anketë: Të rinjtë duan të ikin nga Maqedonia e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë