Di Maria: E meritoj të mungoj ndaj Milanit

min lexim

Angel Di Maria, për herë të dytë në karrierën e tij, ka dhënë tre asiste në një ndeshje në Ligën e Kampioneve. Ai ishte protagonisti kryesor i sfidës së Juventusit ndaj Makabi Haifa pasi tre pasimet e tij sollën golat që i dhanë shpresë bardhezinjve që nuk kishin siguruar deri më sot asnjë pikë. Kjo ishte arsyeja pse ai u shpall “Njeriu i ndeshjes” nga UEFA pas duelit.

Tre asiste që e bëjnë atë lojtarin e katërt me më shumë të tillë në këtë turne, plot 34, i kaluar vetëm nga Mesi (35), Kristiano Ronaldo (41) dhe Rajan Gigs (43).

“Në aspektin personal nuk përbën ndryshim, e rëndësishme është të bëjë diferencë në nivel grupi. Kemi bërë një punë të mirë dhe sot ndihmova ekipin të fitonte. Është ndeshja e dytë radhazi me gola të shënuar dhe gjëja më e rëndësishme është që luftuam për të ndryshuar rezultatin.

Unë thjesht mundohem të bëj punën time dhe më lumturon ky fakt, që jap asiste për golat. Më kënaq që mund të shërbej për shokët, të bëj të shënojnë dhe të gëzohen. Kemi krijuar shumë raste dhe duhet të punojmë në këtë aspekt për të shënuar më shumë. Sot kemi bërë një punë të mirë.

Sa më vjen keq që mungoj në ndeshjen ndaj Milanit? Jashtëzakonisht shumë. Por e kam merituar për gabimin që kam kryer. Jam shumë i penduar për gabimin që bëra. Ishte një mungesë respekti ndaj shokëve të mi, klubit dhe për veten. Por jam një qenie njerëzore dhe do të mundohem të mos e bëj më një gjë të tillë”, tha Di Maria pas sfidës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 6 tetor

Story i radhës

Çfarë femrash preferojnë meshkujt, tregon një sondazh

Të fundit nga