Dhunoi me grushte dhe mbyti babanë 85-vjeçar, zbardhet dinamika e krimit të rëndë në Divjakë!

Një tjetër ngjarje e rëndë brenda familjes u regjistrua në qarkun e Fierit.

Një 58-vjeçar i mori jetën babait të tij 85-vjeçar në atë që fqinjët thanë se kishin një grindje të çastit. Krimi u regjistrua në fshatin Remas të Divjakës, ku 85-vjeçari, Mitër Stasa u gjet në afërsi të banesës pa shenja jete, si dhe me shenja dhune në trup. Policia e Fierit bëri me dije se forcat e rendit arrestuan autorin e dyshuar të krimit, shtetasin, Andrea Stasin, i cili për motive të dobëta ka mbytur babanë e tij të moshuar.

“Më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia.

DEBATI 

Mitër Stasa jetonte në banesë me dy djemtë e tij të pamartuar dhe gjithashtu në moshë, derisa ditën e djeshme njëri prej tyre i moredhe jetën. Mësohet se viktima dhe djali i tij janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit, 58-vjeçari, e ka goditur të moshuarin me grushte dhe më pas e ka mbytur në krevat në një nga dhomat e banesës. Mësohet se i moshuari ka debatuar me të mirin për arsye se ky i fundit konsumonte vazhdimisht alkool dhe ky ka qenë shkaku që 58-vjeçari ta dhunonte deri në vdekje. Sipas dëshmive të banorëve të fshatit, 58-vjeçari ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu.

Edhe pas shoqërimit në polici, autori i dyshuar nuk ka dhënë ndonjë dëshmi për ngjarjen për shkak se ishte i alkoolizuar. Sipas informacioneve, në banesë jetonte edhe djali tjetër i viktimës, i cili sipas banorëve është invalid për shkak të një aksidenti vite më parë. Viktima kishte edhe fëmijë të tjerë dhe ka qenë një nga djemtë që e ka gjetur atë të pajetë. Ky është krimi i dytë brenda familjes në qarkun e Fierit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndërprerjet e internetit nga autoritetet shtetërore i kanë kushtuar 10 miliardë dollarë ekonomisë globale

Story i radhës

Për të tretën ditë me radhë, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish