Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka reaguar për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona, pasditen e së shtunës.
Zeqiri ka kërkuar që të bëhen publikë emrat dhe mbiemrat e të pesë dyshuarve për dhunimin e së miturës.
“Na duhen këta emra! Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të pesë prej tyre!”, ka shkruar Zeqiri në Twitter.
We need those names! Full names! Emer mbiemer! All 5 of them!
— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 30, 2022
Ndryshe, deri tash janë arrestuar katër të dyshuar për rastin, derisa i pesti është identifikuar, por ende është në arrati.
Tre prej të arrestuarve janë të mitur, derisa i katërti është një person i moshës 26-vjeçare.