Dhunë, tradhëti dhe kërcënim me vdekje/ Ish e dashura e Rob Kardashian nuk i ndahet gjyqit me familjen e famshme

May 11, 2022
1 minut lexim

Në vitin 2017, Blac Chyna ngriti një padi kundër familjes Kardashian-Jenner me pretendimin se kjo familje ishte përgjegjëse për prishjen e karrierës së saj televizive.

Blac Chyna, emri i vërtetë i të cilës është Angela White së fundmi është shprehur kundër gjykatësit që mbikëqyri çështjen e saj kundër familjes së famshme.

Sipas disa dokumenteve të gjykatës të marra nga “People”, ylli televiziv ka lëshuar një akuzë kundër gjykatësit të Gjykatës së Lartë të Los Angeles, Gregory W. Alarcon.

Në brendi të akuzës bëhet me dije se ajo pretendon që gjykatësi i çështjes ku ajo është e përfshirë ishte pa dyshim armiqësor ndaj saj dhe avokates që e përfaqësonte, znj.Lynne Ciani. Chyna gjithashtu thotë se gjykatësi ishte i njëanshëm, duke favorizuar familjen Kardashian-Jenner.

Ju kujtojmë që Blac dhe ish i dashuri i saj Rob Kardashian krijuan shfaqjen e tyre në 2016, përpara se të ndaheshin atë dhjetor. Në padinë e saj, Chyna pretendonte se Kardashian kishin ndërhyrë për të ndërprerë shfaqjen dhe po i padit për shpifje.

Njëkohësisht, ajo paditi edhe Robin për dhunë, tradhti dhe ngacmim. Përveç Chyna-s dhe avokates së saj, Lynne Ciani, Kim, Khloe, Kris dhe Kylie (së bashku me avokatin e tyre, Michael Rhodes) ishin të gjithë të pranishëm për procedurat gjyqësore në Kaliforni në 18 prill 2022.

Ndërkaq avokatja e Chyna-s, Lynne Ciani, akuzoi familjen e famshme se ka mashtruar anëtarët e jurisë me detajet e tyre të supozuara të një sherri të dhjetorit 2016 midis vëllait të Kim, Rob Kardashian dhe Chyna. Chyna paditi Kim, Kris Jenner, Khloé Kardashian dhe Kylie Jenner për 100 milionë dollarë, duke pretenduar se përdorën fuqinë dhe ndikimin e tyre për të anuluar serialin e saj televiziv “Rob & Chyna”. Nga ana tjetër familja Kardashian-Jenner e akuzon atë se ka kërcënuar Robertin dhe Kylie-n me vdekje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aziz Salihu: Turqit ma shpëtuan jetën!

Story i radhës

Efekti i inflacionit, Banka Popullore e Maqedonisë rriti normën bazë të interesit

Të fundit nga

ShkoLartë