7
Shkup, 17 dhjetor – Dhuna në familje problem i gjithanshëm, ndodhë kudo, por që mekanizmat kundër saj me shumë gjasë në vendin tonë po ngelin vetëm të shkruara e shumë vështirë të zbatuara. Sa shkon e rritet më shumë, e kjo ndikon dukshëm negativisht në të tashmen por edhe në ardhmen e afërt, ku shumë fëmijë e gra janë viktima të dhunës në familje, raste specifike ka që edhe meshkujt janë viktima të dhunës. Por, këtë tragjedi të kohës moderne më së rëndi e përjetojnë fëmijët të cilët terrorizohen gjatë procesit të rritjes, e kjo gjë pastaj përcillet, shkruan Zhurnal.
Dhuna në familje po rritet –
Gjashtë fëmijë nga mosha 5 deri në 12 vjeç janë nënshtruar dhunës në familje këtë vit. Mavijosje, kërcënime, dhunë psikologjike. Në përgjithësi, dhuna në familje është në rritje në rajonin e Prilepit.
Të dhënat alarmante janë se numri i denoncimeve është rritur, në 84 këtë vit, pa marrë parasysh ankesat, dhe dhuna po kalon te fëmijët. Ndërgjegjësimi po rritet, më shumë njerëz raportojnë, por gjobat duhet të korrespondojnë me situatën reale.
Prilepi nuk ka as një sportel, po ashtu mungon edhe këshillimorja, si dhe aplikimi i masës për largimin e dhunuesit nga shtëpia është i ulët. Punonjësit socialë vuajnë presione dhe kërcënime. Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për trajtimin e dhunës në familje.
Dhuna në familje në rajonin Pollogut në vitin 2023 ishin regjistruar 132 vepra penale, nga të cilët 72 janë në Tetovë dhe 60 në Gostivar. Nga të dhënat të marra nga SPB Tetovë, thuhet se për këto vepra janë ngritur 113 kallëzime penale, ndërsa në mesin e personave që kanë denoncuar dhunë në familje në Tetovë, 24 prej tyre janë burra.
“Në mesin e autorëve, janë më të shumtë meshkujt (122), kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë, baballarë, djem e të tjerë, si dhe janë regjistruar 9 dhunuese femra të këtij lloji dhune. Numri i “viktimave” të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të cilat 106 ishin gra (bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra), si dhe 24 burra, kryesisht baballarë dhe djem”, thonë nga SPB Tetovë .
Dhuna në familje duhet të marrë fund –
Nëse kërkojmë fajtorin kryesor e të vetëm për këtë dukuri nuk mund ta gjejmë sepse për këto fatkeqësi shkaktarë janë faktorë të shumë. Por, megjithatë barra më e madhe e përgjegjësisë bie mbi institucionet e vendit, saktësisht Ministria e Punëve të Brendshme.
Dhuna në familje është një nga dukuritë më negative të shoqërisë që deformon edhe konceptin e shoqërisë. Përderisa, shoqëria funksionin si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të grupeve të ndryshme. Por, në rast se brenda një familje nuk gjendet dot mirëkuptim për funksionim normal, kjo është cenim i shoqërisë. Rastet e dhunës në familje sa shkojnë e rritet, nëse një kohë ka qenë normale që denoncuese apo viktima të dhunës në familje të jenë vetëm gratë tani ka ndryshuar kjo gjë, sepse shpesh herë ankohen edhe burrat për dhunë në familje.
Por, më tragjike janë rastet kur meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të rregullohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin.
Ndryshe, raste të shpeshta ndodhin në Maqedoninë e Veriut që fëmijë të mitur të gjinisë femërore zhduken, humbin, kidnapohen. Kjo në fakt ndodhë pikërisht sepse ka terren dhe mundësi të lehtë për të ndodhur këto gjëra. Por, nëse krahasojmë situatën dhe gjendjen e grave në Kosovë në RMV numri i vrasjeve është më i ulët.
Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale. Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk