Dhuna mes bashkëmoshatarëve, arsimi fillor kryeson me numrin e ankesave, 30 ankesa adresohen tek Avokati i Popullit

November 19, 2024
min lexim

Shkup, 19 nëntor – Në adresë të Avokatit të Popullit këtë vit janë parashtruar tridhjetë ankesa për dhunë në mesin e bashkëmoshatarëve, ndërsa numri më i madh prej tyre është te nxënësit e shkollave fillore të klasës së dytë dhe të tretë.

Dhuna mes bashkëmoshatarëve përdoret shpesh si një mjet për të treguar fuqinë ose dominimin e disa fëmijëve në mesin e shokëve të tyre të klasës.

Gjendja në shkolla tani është alarmante dhe duhet investuar shumë në ndryshimin e saj.

“Hulumtimet që i kemi bërë në këtë drejtim tregojnë se vizitat tona në shkolla, bisedat me prindërit tregojnë se për fat të keq, dhuna përdoret si mjet për të treguar forcë, dominim dhe çdoherë si viktima paraqiten fëmijët më të dobët, fëmijët më të tërhequr ose fëmijët me nevoja të veçanta.”, – deklaroi këshilltarja shtetërore tek Avokati i Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.

“Fëmijët që janë viktima të dhunës mes bashkëmoshatarëve ndjejnë frikë, vetmi, pasiguri. Kjo mund të ketë pasoja afatgjate mbi shëndetin dhe zhvillimin e tyre. Kjo çështje nuk duhet të injorohet. Të gjithë ne, prindërit, arsimtarët kemi përgjegjësi që të parandalojmë dhunën mes bashkëmoshatarëve, si dhe të sigurojmë përkrahje për të gjithë fëmijët.”, – theksoi ekspertja në fushën e të drejtave të fëmijëve, Keti Jandrievska Jovanovska.

Edhe nxënësit konfirmojnë që kanë qenë prezent në raste kur është ushtruar dhunë ndaj ndonjë moshatari të tyre.

“Kam pasur rastin të shoh një fëmijë që është ndjerë shumë keq dhe ka qarë fshehurazi, sepse është përqeshur nga shokët.”, – tha një nxënëse.

“Ka shumë fëmijë që janë me nevoja të veçanta dhe fëmijë apo bashkëmoshatarë që nuk i kuptojnë dhe i përqeshin ata, dhe mendoj se kjo e bën të ndihet keq fëmijën që i ushtrohet dhunë.”, – u shpreh një nxënës.

Në shumicën e rasteve, zyra e Avokatit të Popullit përfshinë edhe Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, i cili, sipas kompetencave të tij, ka detyrimin të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe të konstatojë a është ushtruar dhunë mes nxënësve.

Ata gjithmonë veprojnë sipas kërkesave, paraqesin dëshmi dhe varësisht nga situata e konstatuar merren masa të mëtutjeshme, thonë nga Avokati i Popullit. Pjesë e fushatës kundër dhunës është edhe videoja

“Të ndërpresim ciklin e dhunës së bashkëmoshatarëve” në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm

Story i radhës

Djegia e mbeturinave helmon banorët e Pllasnicës! Jaoski si zgjidhje e sheh deponinë rajonale Novaci

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë