Dhuna e infermieres ndaj të moshuarës në azilin në Pejë, aktorja që publikoi pamjet kërcënohet me jetë

November 3, 2022
1 minut lexim

Aktorja Kaltrinë Zeneli është kërcënuar me jetë pasi shpërndau dje videon e rëndë nga një azil në Pejë, ku disa punonjësetë qendrës dhunonin një të moshuar.

Zeneli tha për gazetën Telegrafi se ndër të tjera e brengos edhe fakti se po kërcënohen vajza të tjera të cilat e kanë emrin e mbiemrin njëjtë.

“Është e vërtetë që unë po kërcënohem në rrjetet sociale për videon që e kam shpërnda gjatë natës së mbrëmshme. Por, realisht unë në rrjetet e mija sociale e kam emrin Kaltrinë Zeneli dhe jo Kaltrina Zeneli dhe personat të cilët kanë kërcënuar kanë kërcënuar dikë tjetër. Vajza në fjalë më është drejtuar mua dhe m’i ka dërguar mesazhet që ka marrë prej personave të ndryshëm. Vajza në që ka emrin e njëjtë me mua më ka treguar se e ka denoncuar njërin prej komentuesve që i ka dërguar një mesazh kërcënimi”, tha ajo.

Aktorja shtoi se është krijuar një keqkuptim, pasi nuk është ajo që e ka xhiruar videon.

“Njerëzit po mendojnë që vajza e cila e ka xhiruar atë video kam qenë unë, është një keqkuptim këtu. Unë nuk kam xhiruar, nuk jam pjesë e videos. Jam ajo që e kam shpërnda dhe e kam denoncuar rastin gjë që nuk jam fare e penduar. Unë kam marrë kërcënime edhe nga njerëz që më kërcënojnë me gjuhë të ndryshme si spanjolle,  italisht dhe anglisht. Unë po brengosem për vajzat që e kanë emrin si unë dhe po përballen me këtë rast”, tha ajo.

Kaltrinë Zeneli publikoi videon tronditëse ku shihet punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë. Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Ajo është nxjerrë nga zili nga vajza e saj, Zhaneta Nura, e cila ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja dhune në fytyrën e nënës.

 

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Story i radhës

Zhvarroset një kufomë, dyshohet se i përket “Renit të Elbasanit” i zhdukur në 2014-ën, çfarë ka zbuluar Prokuroria

Të fundit nga

ShkoLartë