Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi shkarkon një ligjvënës demokrat

Në një akt të jashtëzakonshëm hakmarrjeje politike, republikanët përjashtuan një ligjvënës demokrat nga ndërtesa e Kapitolit në Tenesi për rolin e tij në një protestë, në të cilën bëhej thirrje për më shumë kontroll të armëve pas një sulmi vdekjeprurës në një shkollë në Nashville.

Dy demokratë të tjerë përballen me rrezikun e shkarkimit nga shumica republikane në Dhomën e Përfqësuesve në Tenesi.

Votimi 72-25 për përjashtimin e ligjvënësit demokrat Justin Jones ishte një veprim i jashtëzakonshëm që Dhoma e Përfaqësuesve në këtë shtet e ka përdorur vetëm disa herë që nga përfundimi i Luftës Civile Amerikane në vitin 1865.

Dhoma e Përfaqësuesve po shqyrton edhe përjashtimin e dy ligjvënësve të tjerë demokratë, Gloria Johnson dhe Justin Pearson, një javë pasi tre ligjvënësit demokratë gjatë një debati për armëmbajtjen u bashkuan me thirrjet e protestuesve në korridorin e ndërtesës për më shumë kontroll të armëve./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tomë Gashi komenton paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë – ja kush veproi më së miri sipas tij

Story i radhës

Henry: Për dashurinë ndaj futbollit, Messi duhet të kthehet në Barcelonë

Të fundit nga