Dhjetëra të rinj të Kukësit i përgjigjen thirrjes së edicionit të 8-të të UPSHIFT

Shqipëria është një prej vendeve me popullsinë më të re në rajon dhe Evropë ku moshat e reja përbëjnë 23% të popullsisë. Në njohje të rolit jetik si agjentë të ndryshimit në shoqëri, UNICEF nisi zbatimin e një programi, tashmë të implementuar në 33 vende të botës, edhe në Shqipëri në bashkëpunim me ICTSlab.

Në kuadër të fushatës “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria” dhe me mbështetjen financiare të Mbretërisë së Bashkuar, u zbatua për herë të parë në qytetin verior të Shqipërisë si i pari program për 2022, edicioni Upshift Kukës në datat 28-29-30 Janar 2022.

Programi UPSHIFT synon që të rrisë kapacitetet dhe të krijojë aspirata për të rinjtë në Shqipëri në mënyre që ata të kontribuojnë dhe të përfitojnë në komunitetet e tyre dhe në themel të kësaj nisme është ndërtimi i aftësive lehtësisht të transferueshme, angazhimi dhe fuqizimi rinor me në mendje sipërmarrjen sociale.

Është një nismë përmes të cilës të rinjtë në Shqipëri fitojnë akses në mundësi ekonomike dhe sociale, i bën ata pjesë e proceseve zhvillimore dhe u jep atyre një rol aktiv në shoqëri.

Mbështetja e UPSHIFT është një garanci për të rinjtë e UPSHIFT të cilët synojnë tu japin zgjidhje problemeve me të cilat përballen në komunitetet lokale përmes sipërmarrjes sociale, teknologjisë, inovacionit, gjithë përfshirjes e vullnetarizmit komunitar.

Dhjetëra të rinj të moshës 15-24 vjeç në grupe 3-5 veta nga qytetet e Kukësit, Bajram Currit dhe zona si Shishtavec, Topojan dhe Bushtricë ju përgjigjen thirrjes së UPSHIFT.

Krahas mbështetjes gjatë fazës 3-ditore të trajnimeve të rinjtë njihen me kurrikulën e UPSHIFT, metodën Design Thinking duke fituar të ashtuquajturat “Soft Skills” dhe zhvilluar autonomi, konkurrueshmëri.

10 grupe dhe 50 të rinj u bënë pjesë e UPSHIFT dhe nën kujdesin e mentorëve si: Anxhela Gjana, Andrea Shtjefni, Besart Mataj, Emiriona Velia, Ervisa Todaj, Eltion Kuptrija, Gladiola Ismailaj, Krisi Kllapi, Lorela Karabushi dhe Sonila Zeneli.

Dita e parë e workshopit 3-ditor filloi me të rinjtë të cilët u njohën me pemën e problemit dhe 5 pse-të. Më pas ata rishikuan target grupet dhe stakeholders. Pjesa e dytë e ditës së parë vazhdoi me dizajnimin e sfidës, sesione brainstorming dhe konceptim e modelim.

Në ditën e dytë të rinjtë filluan krijimin e prototipave të para dhe morën feedback nga Ministrja e Shtetit për Rinë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi e ardhur enkas për këtë eveniment. Në pjesën e dytë të ditës të rinjtë u përqendruan tek qëndrueshmëria, ndërtimi i buxheteve dhe përgatitja e prezantimit të idesë ditën e tretë.

Në ditën e tretë të rinjtë përjetuan emocionet e finales së UPSHIFT. Pas një prezantimi prej 5 minutash ndjekur nga 3 minuta pyetje përgjigje përballë jurisë së përbërë nga znj. Esmeralda Shala, drejtore e ICTSlab; Sonila Pema Menaxhere Projekti Emigrim për Zhvillim/Të Drejtat e Njeriut pranë UNICEF; Jola Foto Menaxhere Projekti Fondi i Skllavërisë Moderne pranë Ambasadës Britanike në Shqipëri. Në UPSHIFT nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe bashkëthemeluesi i ICTSmedia dhe ICTSlab z. Kushtrim Shala me një fjalë inkurajuese për të gjithë të rinjtë.

Juria zgjodhi fitues projektet: Alf Changers, Master Minds, Klubi Sportiv, Nature Voice dhe Terreni Sportiv.

Projektet fituese do të marrin mbështetje financiare deri në 1,000 euro për realizimin dhe zbatimin e tyre i cili do të ndiqet nga qendra laboratorike e aftësive të shekullit 21 ICTSlab.

Aktiviteti u mundësua nga UNICEF në bashkëpunim me ICTSlab dhe mbështetjen financiare të Mbretërisë së Bashkuar.

Grupet Fituese të UPSHIFT Kukës

Në shkollën “Ahmet Voka” mungon një terren sportiv. Grupi i krijuar nga Rejardi, Eraldi dhe Englanjeta mendojnë se zgjidhja është krijimi i një terren sportiv. Ky ambient do tu shërbeje nxënësve për të zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Grupi ”ALF CHANGERS” nga Kukësi i krijuar nga Flavina, Ledina, Fabioni, Luiza, Artemisa dhe Lidiani dëshirojnë të ndihmojnë të gjithë nxënësit e apasionuar pas leximit duke pasuruar librarinë e shkollës me libra të rinj.

Grupi Master Minds nga Hasi i krijuar nga Joana, Fidenisa, Xhensilda, Syrgena dhe Enkelejda duan të pajisin klasën e tyre të artit me mjetet e nevojshme për ta kthyer në një kinoteatër.

“Klubi sportiv” nga Bushtrica i krijuar nga Hasime, Gimi, Soni, Rama dhe Isufi ka vënë re se në shkollën e tyre mungojnë mjetet sportive te  cilat duhen për zhvillimin e orës së Edukimit Fizik. Për ti ndihmuar, ata dëshirojnë të ndërtojnë një ambient sportiv në shkollë.

Grupi Nature Voice  i krijuar nga Ardi, Eljona, Enes, Irini, Rubini janë të shqetësuar për kequshqyerjen e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata menduan qe ky problem duhet te zgjidhet duke mbjedhur disa pemë frutore në shkollë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident zingjiror në aksin rrugor Tetovë – Gostivar (VIDEO)

Story i radhës

Nesër nis gjysëmvjetori i dytë, planifikohet skrining në shkolla

Të fundit nga