dhjetera mijera njerez protestojne kunder regjimit te narendra modit ne delhi te indise 6ae780d773de3

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të Narendra Modit në Delhi të Indisë

November 1, 2026
min lexim

Mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur në Delhi, ndërsa protestat kundër qeverisë së Narendra Modit po marrin gjithnjë e më shumë hov.

Të udhëhequr nga Partia e Kongresit, aleanca opozitare e Indisë ka mbledhur përkrahës nga e gjithë vendi, mes një zemërimi në rritje lidhur me një rishikim në shkallë të gjerë të regjistrit zgjedhor, gjatë të cilit janë fshirë 130 milionë emra, shkruajnë mediat e huaja.

Udhëheqësit e opozitës pretendojnë se ky proces i jep partisë në pushtet të Modit, Bharatiya Janata (BJP), një avantazh zgjedhor, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryekomisionerit zgjedhor, Gyanesh Kumar, si dhe nisjen e procedurave për shkarkimin e tij.

BJP i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Duke iu drejtuar dhjetëra mijëra anëtarëve dhe mbështetësve të partisë, lideri i opozitës Rahul Gandhi deklaroi se Kumar ka “kryer krimin më të madh. Ai është përpjekur të heshtë zërin e popullit, të mbytë vendin tonë”.

Gandhi theksoi se opozita, e bashkuar nën akronimin INDIA (Aleanca Gjithëpërfshirëse për Zhvillimin Kombëtar të Indisë), nuk do të lejojë që “demokracia të marrë fund në vend” dhe paralajmëroi Modin: “Nuk ke ku të shkosh”.

Kjo protestë ishte një nga shfaqjet më të mëdha të forcës së opozitës në vitet e fundit, duke ndodhur në një kohë kur po rishfaqet pakënaqësia kundër qeverisë – një pakënaqësi që, gjatë 12 viteve të regjimit të Modit, ishte shtypur në mënyrë sistematike.

Sfida më e madhe ndaj regjimit ka ardhur nga protestat e udhëhequra nga të rinjtë, të cilat shpërthyen gjatë verës.

Këto protesta u organizuan nga një lëvizje që, në mënyrë satirike, e quajti veten “Buburrecat” (Cockroaches) dhe arriti të detyronte dorëheqjen e njërit prej ministrave të kabinetit të Modit.

Lëvizja e “Buburrecave” doli sërish në rrugë muajin e kaluar, duke kundërshtuar gjithashtu rishikimin e regjistrave zgjedhorë, proces i njohur si “Rishikim Special Intensiv” (SIR).

Opozita, e në veçanti Partia e Kongresit, ka marrë më shumë guxim pas mobilizimit të të rinjve.

Megjithatë, vazhdon të ketë një mungesë të theksuar besimi midis partive tradicionale opozitare dhe lëvizjes së “Buburrecave”.

Të dielën, ndonëse drejtuesit e kësaj lëvizjeje shprehën mbështetjen e tyre për tubimin e opozitës, ata nuk morën pjesë personalisht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

27 vjecarja aksidenton per vdekje kembesoren ne shkoder 6ae7809be72ba
Lajmi i mëparshëm

​27-vjeçarja aksidenton për vdekje këmbësoren në Shkodër

jade thirlwall mahnit me kostumin e halloween it ftohet ne festen e heidi klum 6ae78130eaaa7
Lajmi i radhës

Jade Thirlwall mahnit me kostumin e Halloween-it, ftohet në festën e Heidi Klum

Të fundit nga

ShkoLartë