Dhjetë shqiptarë në fushë! Abedini shënon për Winterthur-in, fitojnë derbin në Zvicër 

March 11, 2022
1 minut lexim

Dhjetë shqiptarë në fushë! Abedini shënon për Winterthur-in, fitojnë derbin në Zvicër! Granit Lekaj kapiten të Winterthur e Donat Rrudhani të Aarau.

Futbollisti shqiptar, Eris Abedini, është ndër protagonistët e fitores së Winterthur-it me rezultat 4:2 ndaj Aarau-s, në takimin derbi të javës së 26-të të Challenge League (liga e dytë zvicerane). 

Për Winterthur-in shënuan Alves (11′), Abedini (24’), Corbaz (88′), Vallet (90+4) dhe për Aarau-n Bergsma (4) pas asistimit të Bunjakut dhe Spadanuda (15′) pas asistimit të Vladit. 

Futbollistët Samir Ramizi, Eros Abedini, Tician Tushi, Granit Lekaj, Shkëlqim Demhasaj u paraqitën standardë për Winterturin.

Demhasaj u zëvendësua në minutën e 65-të e Ramizi në atë të 79-tën.

Shkëlqim Vladi, Imran Bunjaku, Donat Rrudhani luajtën titullarë e Liridon Balaj nga minuta e 69-të e Shkëlzen Gashi u paraqit nga minuta e 75 e për Aarau-n. 

Vladi e Rrudhani u zëvendësuan në minutën e 87-të. Aarau kryeson me 47 pikë, dy më shumë se Winterthur në pozitën e dytë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: 41 vite nga demostratat studentore, zëri që ngriti popullin dhe gjunjëzoi të keqen

Story i radhës

Dashit i rikthehet ish-i, Akrepi do bjerë keq brenda në dashuri, ç’do ndodhë këto ditë

Të fundit nga

ShkoLartë