dhendri u dha vjeherrve valium dhe me pas u grabiti shtepine arrestohet 36 vjecari ne librazhd 6921a1869d0a4

Dhëndri u dha vjehërrve valium dhe më pas u grabiti shtëpinë, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd

November 22, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku dhëndëri u ka dhënë valium vjehërrve dhe ma pas u ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit “Opportunity”, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. K., 36 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy afatet e rendesishme per zgjedhjet e dhjetorit 6921a0e0df191
Lajmi i mëparshëm

Dy afatet e rëndësishme për zgjedhjet e dhjetorit

rivian dhe volkswagen pergatitin nje seri automjetesh me platforme te re 6921a1aec86ee
Lajmi i radhës

Rivian dhe Volkswagen përgatitin një seri automjetesh me platformë të re

Të fundit nga

Ndërron jetë Arsim Zekolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekolli, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare. Lajmin e
ShkoLartë