Dha dorëheqjen, Basha: Rrëzuam propagandën, që unë isha i shitur te Edi Rama

March 21, 2022
1 minut lexim

Lulzim Basha ka folur para krerëve të degëve, pasi dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD do të ecë përpara duke qëndruar krah aleatëve dhe duke u zbatuar statuti i partisë.

Basha shtoi se u rrëzua propaganda më e ma dhe që supozohej se mbante partinë peng, apo ishte i shitur tek qeveria.

Lulzim Basha: Përpara ecet duke marrë anën e votuesve. Duke qëndruar në krah te aleatëve. Grupi parlamentar ka marrë një qëndrim dhe do të behet publik. Partia ka statut. Do ta zbatoje atë. Kemi rrëzuar propagandën më të madhe, që unë po mbaja partinë peng, i shitur tek Edi Rama. Duhet të nisim me ringritjen e partisë. Ndërkohë që grupi të qëndrojë i bashkuar në betejë në parlament pa pasur dilemë se betejën po e bën për kryetarin. Po e bën për demokratët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bayern rivalizon Barcën për Mazraoui

Story i radhës

Këmbimoret do të mund të blejnë euro nga bankat

Të fundit nga

ShkoLartë